Instituti GAP ka publikuar raportin, “Indeksi i Transparencës Buxhetore të Komunave 2023”

 Instituti GAP ka publikuar raportin, “Indeksi i Transparencës Buxhetore të Komunave 2023”. Ky raport paraqet vlerësimin e tetë të Institutit GAP mbi transparencën buxhetore të komunave në Kosovë. Vlerësimi bëhet duke u bazuar në numrin e dokumenteve buxhetore të publikuara, organizimin e dëgjimeve buxhetore me qytetarë, si dhe përgjigjet e komunave në kërkesat e Institutit GAP për qasje në dokumente publike. Ndryshe nga trendi në tri vitet e fundit, në vitin 2023, transparenca buxhetore e komunave pati rënie, me një mesatare të pikëve prej 57.5. Kjo rënie në vitin 2023 është ndikuar në veçanti nga problemet teknike për qasje në ueb-faqet e pesë komunave, si: Skënderaj, Peja, Kamenica, Mitrovica e Jugut dhe Prizreni, për të cilat këtë vit nuk është bërë vlerësim. Nga gjithsej 100 pikë të vlerësimit, 20 komuna kaluan mesataren e pikëve, ndërsa katër komuna arritën maksimumin prej 100 pikëve: Drenasi, Hani i Elezit, Lipjani dhe Vushtrria.

Kontrolloni gjithashtu

Presidenti i ri i SHBA-së, Donald Trump, po përflitet se ka zgjedhur Senatorin Marco Rubio për postin e sekretarit të Shtetit, duke i besuar atij rolin më të lartë në politikën e jashtme amerikane. Rubio, senator republikan nga Florida, është i njohur për qëndrimet e tij të ashpra në disa çështje ndërkombëtare dhe ka një histori të mbështetjes për Kosovën. Në çështjen e Kosovës, Rubio ka treguar mbështetje të vazhdueshme për njohjen e saj ndërkombëtare. Në vitin 2021, Rubio përshëndeti njohjen e Kosovës nga Izraeli, një njohje e arritur në kuadrin e Marrëveshjes së Washingtonit gjatë presidencës së parë të Trump. Rubio ka folur për ndërhyrjen e SHBA-së në Kosovë dhe për rëndësinë e ndaljes së spastrimit etnik nga regjimi i Millosheviqit, duke e krahasuar atë me të kaluarën e errët të botës. Rubio ka takuar liderë kosovarë, përfshirë ish-presidentin Hashim Thaçi, me të cilin ka diskutuar për transformimin e FSK-së në ushtri dhe për përpjekjet e Kosovës për anëtarësim në NATO, BE dhe OKB.

Marco Rubio nominohet zyrtarisht në krye të diplomacisë Amerikane nga kryetari Trump

Senatori i Floridës, Marco Rubio, është nominuar zyrtarisht nga kryetari i ShBA-së,Donald Trump, për të …