leoni

Deputeti, Ferat Shala, ia ka numëruar kryeministrit Kurti të gjitha dështimet, në ekonomi, energjetikë, infrastrukturë

Deputeti i PDK-së, Ferat Shala, ia ka numëruar kryeministrit Albin Kurti dhe kabinetit qeveritar të gjitha dështimet në ekonomi, energjetikë, mjedis, infrastrukturë. Ai e ka pyetur pushtetin se cili është çmimi i grurit sot dhe në kohën e aferës së rezervave shtetërore. “A është 21 centë apo 48 centë kilogrami i grurit. Dhe nëse berëza është kështu, pese atëherë e keni blerë 48 centë kilogramin e grurit, i cili kurrë nuk erdhi kurrë në Kosovë as në sasi as në cilësi. “Keni shpenzuar minimalisht gjysmë miliardi euro për subvencionim të strukturave më joprofesionale dhe deri tek strukturat korruptive që të rrethojnë. Kanë dalë dhe vazhdojnë të dalin  rrjedhje parash për energjinë në dy linja. Një e ke ngritur çmimin për 120 për qind dhe dy përsëri dhe je kthyer përsëri me buxhet të konsoliduar të shtetit  i ke subvencionuar. Kryeministër, ky nuk është zhvillim ekonomik. Asnjë megavat orë energji elektrike nuk e ke rritur. Ai i ka kujtuar pushtetit edhe përjashtimin e veteranëve të UÇK-së nga paga minimale. U lavdëruan për pagën minimale, të cilën e kanë arritur ta miratojnë me strukturat më kriminale të mundshme edhe terroriste me Radojçiqin dhe i kanë lënë jashtë kategoritë e dala nga lufta”, ka thënë mes tjerash,  Ferat  Shala, në Kuvend.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-kryenegociatori, Avni Arifi, ka reaguar kundër kryeministrit Kurti, lidhur me numrin e të papunëve në Kosovë

Avni Arifi kritikon reagimet ndërkombëtare, të çuditshme dhe pa drejtim kah Serbia

Opinionisti, Avni Arifi ka drejtuar kritika ndaj qëndrimeve të ndërkombëtarëve pas shpërthimit të së premtes …