Ramush Haradinaj

Haradinaj: Dëmin prej 5 milionë euro që kanë shkaktuar zyrtarët e Ministrisë së Brendshme duhet ta paguajnë vetë

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, duke komentuar skandalin e pasaportave ka thënë se dënimi i Kosovës me pesë milionë euro nga Gjykata e Arbitrazhit në Paris, është edhe një “goditje në xhepin e qytetarëve të Kosovës”. Këto para le t’i paguajnë milionerët e Ministrisë së Punëve të Brendshme, të punësuar aty pa kurrfarë kriteri profesional, por në baza krejtësisht klanore dhe partiake. Skandali i pasaportave, i nisur në Qeverinë e kaluar, po jep dëme edhe në Qeverinë e sotme. Këto para le t’i paguajnë milionerët e Ministrisë. Pse t’i paguajnë qytetarët? Kosova nuk duhet të paguajë më nga kjo strukturë skandaloze qeveritare, ka shkruar mes tjerash, Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës e lëshojnë sallën e Kuvendit, nuk marrin pjesë në votime

Nesër do të mbahet seanca e radhës e Kuvendit të Kosovës

Pas dështimit të një pas njëshëm, nesër do të mbahet seanca e radhës e Kuvendit …