Miroslav Lajçak, i dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, ka njoftuar se javën e ardhshme do të udhëtojë në Zvicër për të diskutuar mbi takimin e fundit mes palëve, duke u fokusuar në dakordimet që janë arritur. Lajçak e ka bërë të ditur këtë nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook, duke theksuar se takimi i tij në Gjenevë do të jetë një mundësi për të ndjekur progresin e diskutimeve të bëra gjatë takimit të fundit të kryenegociatorëve, Besnik Bislimi të Kosovës dhe Petar Petkoviq të Serbisë, zhvilluar më 24 tetor. Lajçak ka vlerësuar se në këtë takim ka pasur përparime në disa pika, dhe në këtë javë do të fokusohet plotësisht në implementimin e atyre që janë dakorduar mes palëve.
Kontrolloni gjithashtu
Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka pritur në takim një delegacion të deputetëve nga Britania e Madhe
Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka pritur në takim një delegacion të deputetëve …