Avokati, Dastid Pallaska, njohës i çështjeve politike, ka kritikuar ashpër Qeverinë e drejtuar nga Albin Kurti, duke thënë se kjo qeveri nuk di të qeverisë. Ai theksoi në një postim në Facebook se, pavarësisht fitores prej 50.01% të votave, Lëvizja Vetëvendosje nuk ka mundur të arrijë rezultate të dukshme dhe nuk ka aftësinë për të udhëhequr. Pallaska akuzoi shumicën e pushtetarëve se nuk kanë pasur asnjë përvojë pune përpara se të merrnin funksionet politike dhe shtoi se, për shkak të paaftësisë për të qeverisur, ata po synojnë të krijojnë një regjim diktatorial për të mbajtur pushtetin pa pasur asnjë rezultat të dukshëm. Ai përfundoi se ky është një plan për t’u mbajtur të punësuar në administratën publike pa kontribuar realisht në punë.
Kontrolloni gjithashtu
Haradinaj kundër doracakut të edukatës seksuale: Sulmi më i madh ndaj familjes dhe vlerave kombëtare
Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar ashpër ndaj Doracakut të edukatës seksuale të hartuar …