Komiteti për Komunitete i Komunës së Malishevës mbajti mbledhjen e XI-të të rregullt

Komiteti për Komunitete, organi obligativ i Kuvendit të Komunës në Malishevë, ka mbajtur mbledhjen e tij të XI-të të rregullt, nën drejtimin e kryesuesit Amrush Helshani. Gjatë kësaj mbledhjeje, anëtarët e komitetit diskutuan disa çështje të rëndësishme për komunitetet pakicë dhe për komunitetin në përgjithësi, duke u fokusuar kryesisht në problemet infrastrukturore që po hasin banorët në vendbanimet e tyre.
Anëtarët e komitetit paraqitën disa shqetësime dhe vërejtje lidhur me problemet teknike dhe infrastrukturore që po përjetojnë vendbanimet, ndërkohë që nuk u raportuan problematika të tjera të lidhura me çështje etnike.
Temë tjetër e diskutimit ishte menaxhimi i mbeturinave dhe shërbimet tjera publike, shërbime për të cilat, anëtarët e komitetit thanë se janë të kënaqur me këto shërbime, sidomos me grumbullimin e mbeturinave.
Kryesuesi i komitetit, Amrush Helshani, ka premtuar se do të angazhohet për adresimin e këtyre shqetësimeve dhe se do t’i paraqesë ato në organet përkatëse, me qëllim zgjidhjen e tyre sa më të shpejtë.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Aliu i bashkohet “Paradës së Shqiptarëve” më 28 Nëntor në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”

Me rastin e kremtimit të 112-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, Kryetari Bashkisë së Tiranës z. …