Kryetari Rama merr pjesë në 20-vjetorin e “Young Cell Scheme”

Kryetari i Komunës së Prishtinës Përparim Rama ka marr pjesë në shënimin e 20 vjetorit të Young Cell Scheme – Programi i bursave postdiplomike i Bashkimit Evropian për Kosovën. Në postimin e tij në facebook, Kryetari Rama ka shkruar se është një moment krenarie për kryeqytetin dhe për të rinjtë tanë që synojnë studimet në universitetet më të mira të BE-së.

Ky program hap rrugën për brezin e ardhshëm të shërbyesve civilë të përkushtuar dhe të aftë, që do t’i shërbejnë qytetit dhe vendit tonë me profesionalizëm e përkushtim. Një hap më afër standardeve evropiane, një investim për të ardhmen e kryeqytetit, ka shkruar ndër të tjera në faqen e tij në Facebook, kryetari i Prishtinës, z. Përparim Rama.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Aliu i bashkohet “Paradës së Shqiptarëve” më 28 Nëntor në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”

Me rastin e kremtimit të 112-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, Kryetari Bashkisë së Tiranës z. …