Zyra e Prokurorit të Specializuar shkel urdhrin e trupit gjykues në rastin e krerëve të UÇK-së

Procesi gjyqësor kundër krerëve të UÇK-së, në Hagë, po shkon drejt fundit, pasi Prokuroria zvogëloi numrin e dëshmitarëve

Në gjykimin kundër  krerëve të UÇK-së, në Hagë, kanë mbetur vetëm 43 dëshmitarë nga lista e Prokurorisë, pas largimit të 12 dëshmitarëve të tjerë. Këtë e konfirmoi zëdhënësi i Gjykatës Speciale, Mihael Doyle, duke theksuar se tetë dëshmitarë do të japin deklaratat e tyre me shkrim dhe jo në sallë të gjyqit. Procesi gjyqësor po përshpejtohet me qëllim për të përmbyllur çështjen në kohë, ndërsa Trupi Gjykues pritet të marrë vendim në shkallën e parë deri në fund të vitit 2025 ose në fillim të vitit 2026. Ndërkohë, mbrojtja e Hashim Thaçit dhe krerëve të tjerë të UÇK-së planifikon të kërkojë kohë për përgatitjen e provave dhe mundësinë për hudhjen e aktakuzës pas mbylljes së rastit të Prokurorisë. Avokatët e mbrojtjes kanë kërkuar të paktën gjashtë javë për përgatitje, dhe avokati i Thaçit, Luka Misetiq, ka njoftuar se mbrojtja nuk planifikon të thërrasë më shumë se dhjetë dëshmitarë.

 

Kontrolloni gjithashtu

Berat Rukiqi

Berat Rukiqi: Qeveria po e vazhdon përdorimin e parasë publikë për blerje të votave

Duke komentuar vendimin e kryeministrit, Albin Kurti për ndarjen e shumës prej 100 euro për …