Prokuroria Speciale ka konfirmuar se, ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, është intervistuar në cilësinë e dëshmitares për një çështje penale. Sipas njoftimit, intervistimi i ministres së Qeverisë-Kurti, është bërë me ftesë të Prokurorisë Speciale, për një çështje penale, të cilën kjo prokurori e ka në hetim. Prokurori ka lexuar një paralajmërim se për shkaqe te hetimeve, detajet nuk duhet bërë publike, pasi çdo publikim i tillë paraqet vepër penale. Kështu që më shumë se kaq nuk mund të ju themi asgjë më shumë, ka thënë Prokurori. Ndërkohë avokati i ministres së Ekonomisë, Artane Rizvanolli, Artan Qerkini, nuk ka treguar arsyen e marrjes në pyetje duke thënë se çdo publikim paraqet vepër penale.
Kontrolloni gjithashtu
Avni Arifi kritikon reagimet ndërkombëtare, të çuditshme dhe pa drejtim kah Serbia
Opinionisti, Avni Arifi ka drejtuar kritika ndaj qëndrimeve të ndërkombëtarëve pas shpërthimit të së premtes …