leoni

Kryetari Haliti, nënshkroi memorandum bashkëpunimi me organizatën “CNVP”

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka pritur të martën në takim përfaqësues nga organizata Lidhim Njerëzit me Vlerat e Natyrës – Connecting Natural Values & People (CNVP), me ç’rast është nënshkruar një memorandum bashkëpunimi në mes të komunës së Vitisë, organizatës “CNVP”, konkretisht projektit (SUNREED), dhe Grupit Lokal të Veprimit (GLV), për të vendosur inkubatorin e biznesit .

Në këtë takim, kryetari Haliti, konfirmoi funksionalizimin e inkubatorit të biznesit dhe përgatitjen e hapësirës për sektorin e produkteve pyjore –jodrusore, që përmes projektit SUNREED, i cili mbështetet nga Ambasada Suedeze, do të inicohet organizimi, funksionimi i grupit të grave dhe të rinjëve duke ndikuar në punësim, ngritjen e kapaciteteve, aplikimin e teknologjive të avancuara dhe zhvillimin e tregut, që do të jenë në funksion për tërë grupin e grave në këtë sektor. Më tej kryetari Haliti theksoi se komuna e Vitisë, do të jetë ndër komunat e para që do të fillojë funksionimin e inkubatorit të biznesit.

Përndryshe, kjo marrëveshje e partneritetit do të jetë kontribut nga tri palët, për të zhvilluar dhe shtuar vlerën e produkteve pyjore –jodrusore, sidomos të frutave manore përmes përfshirjes së grupit të grave.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Aliu i bashkohet “Paradës së Shqiptarëve” më 28 Nëntor në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”

Me rastin e kremtimit të 112-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, Kryetari Bashkisë së Tiranës z. …