Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala, i shoqëruar nga Fadil Demaku dhe Petrit Hajdari kanë vizituar të martën Organizatën e Veteranëve të Luftës së UÇK-së. Shala ka thënë se “do të vazhdojmë të përkrahim njëri-tjetrin dhe të ndërtojmë një të ardhme që nderon sakrificën dhe pasuron brezat e ardhshëm me krenarinë dhe trashëgiminë e UÇK-së”. “Sot, bashkë me Fadilin dhe Petritin, vizituam bashkëluftëtarët në Shoqatën e Veteranëve të UÇK-së në Drenas, patëm kënaqësinë t’ju urojmë për përfundimin e zgjedhjeve dhe për formimin e strukturave të reja. Këto zgjedhje janë dëshmi e përkushtimit të vazhdueshëm për t’i mbajtur gjallë vlerat dhe idealet për të cilat kemi luftuar, duke ruajtur gjithashtu unitetin dhe forcën që e kanë karakterizuar gjithmonë këtë shoqatë. Nëpërmjet bashkëpunimit dhe përkushtimit të ndërsjellë, do të vazhdojmë të përkrahim njëri-tjetrin dhe të ndërtojmë një të ardhme që nderon sakrificën dhe pasuron brezat e ardhshëm me krenarinë dhe trashëgiminë e UÇK-së”, ka shkruar Shala në “Facebook”.
Kontrolloni gjithashtu
Musliu akuzon deputetin e VV-së për presion ndaj Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë
Kryetarja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Ganimete Musliu, ka ngritur …