Avdullah Hoti: Kosovës i mungojnë qindra miliona euro për mosrealizimin e investimeve të planifikuara nga Qeveria Kurti

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se ekonomisë së Kosovës i mungojnë qindra miliona euro për shkak të mosrealizimit të investimeve të planifikuara nga Qeveria Kurti. Hoti në një reagim në profilin e tij ka thënë se rrugët rajonale që janë nisur nga qeveritë e kaluara, s’janë përfunduar nga Qeveria Kurti. Gjithashtu deputeti i LDK-së thotë se projektet e reja të premtuara as që kanë nisur, si Aeroporti i Gjakovës, rruga për Tetovë, rruga për Plavë dhe hekurudha për Durrës. Realizimi i investimeve kapitale të kësaj qeverie është përgjysmë më i ulët se në qeveritë paraprake. Ja historiku i realizimit të investimeve kapitale në disa qeveri:

Qeveria Mustafa (2015-2017) 19%

Qeveria Haradinaj (2018-2019) 18%

Qeveria Kurti (2021-2024) 10%”, ka shkruar Hoti.

Kontrolloni gjithashtu

Richard Grenell

Richard Grenell, ka shpërndarë fjalimin e kryeministrit Edi Rama, ku thuhet se Hashim Thaçi po mbahet peng nga Gjykata Speciale

Emisari i kryetarit amerikan Donald  Trump për misionet speciale në mbarë botën, Richard Grenell, ka …