Hapet “Panairi i Gjelbërt dhe Artizanateve” në Mitrovicë

Organizata 7 Arte, në kuadër të projektit  “Green Fest VI” në  sheshin “Isa Boletini “ në Mitrovicë, sot ka bërë hapjen e edicionit të parë të panairit të Gjelbërt dhe Artizanateve.

Ky panair është mbështetur nga  Komuna e Mitrovicës –DKRS, Drejtoria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Ambasada Amerikane në Prishtinë, Ambasada e Luksemburgut dhe  Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Pjesë e këtij panairi ishte edhe nënkryetari i Komunës së Mitrovicës, Safet Kamberi, i cili në një fjalim rasti  ka përgëzuar organizatorët e këtij panairi, i cili korrespondon pikërisht me muajt kur kemi edhe shumë vizita nga mërgimtarët tanë, të cilët janë shumë të interesuar ti shohin produktet dhe punimet tona tradicionale, të cilat flasin për begatinë dhe traditën tonë kombëtare.

Ndërsa hapjen e këtij panairi e bëri drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Nasuf Aliu, i cili gjithashtu ka uruar iniciatorët për  organizime të tilla, të cilat bëjnë të mundur që qytetarët dhe  diaspora të kenë kujtime nga Mitrovica dhe  mos ta harrojnë vendlindjen e tyre.

Qëllimi kryesor i këtij panairi është që të mbështesë dhe promovojë kreativitetin, të rrisë vetëdijesimin e konsumit të produkteve vendore dhe të nxisë zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik.

Në këtë panair po marrin pjesë 15 ndërmarrje të vogla dh të mesme, OJQ të ambientit dhe ndërmarrës të industrisë kreative duke ekspozuar dhe promovuar produktet e tyre.

Panairi është hapur sot në sheshin “Isa Boletini” në Mitrovicë dhe do të zgjasë deri me 30 Korrik.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …