BDI: Buxhet diskriminues nga Qeveria pa legjitimitet etnik

BDI: Buxhet diskriminues nga Qeveria pa legjitimitet etnik

Bashkimi Demokratik për Integrim sot përmes Konferencës për media ka dëshmuar jokapacitetin dhe fjalët boshe të koalicionit qeveritar pa legjitemitet etnik, sidomos të partnerit shqiptar, i cili edhe një hëre dëshmoji se është aty vetëm për interesa personale, pa asnjë kapacitet të ketë ndikim në vendimmarrje, e kësaj rradhe tek dokumenti esencial i cili definon të gjitha rrjedhat financiare, ekonomike por edhe sociale të një shteti.

Të bashkangjitur ua dërgojmë fjalimin dhe linkun nga Konferenca për media.

Të nderuara media, të nderuar qytetarë,

 Jemi sot para jush që edhe njëhërë të dëshmojmë jokapacitetin dhe fjalët boshe të këtij koalicioni qeveritar pa legjitemitet etnik, sidomos të partnerit shqiptar, i cili edhe një hëre dëshmoji se është aty vetëm për interesa personale, pa asnjë kapacitet të ketë ndikim në vendimmarrje, e kësaj rradhe tek dokumenti esencial i cili definon të gjitha rrjedhat financiare, ekonomike por edhe sociale të një shteti.

Bëhet fjalë për propozim buxhetin e vendit, tani më si propozim i miratuar në qeverinë pa legjitimitet etnik, dhe i dorëzuar në kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

 Në një thënje të njohur për buxhetin, të politikanit dhe burrështetasit romak Ciceronit, thuhet: Buxheti duhet të jetë i balancuar, thesari i shtetit të rimbushet, borxhi publik të zvogëlohet, arroganca e zyrtarëve të zbutet dhe të kontrollohet.

 Duke analizuar propozim buxhetin, me keqëardhje duhet të konkludojmë se asnjë nga këto karaktiristika ose atribute të një buxheti zhvilimor dhe demokratik nuk është paraparë as përafërsisht në propozim buxhetin e qeverisë për vitin 2025!

 Pse e themi këtë?

Pasi, kemi rritje enorme të shpenzimeve buxhetore, thesari nuk do të mbushet për shkak se nuk respektohet rregulla fiskale me deficit, i cili tani më është edhe më i lartë se në vitin 2024. Borxhi publik do të rritet edhe më tepër dhe e tërë kjo tregon se aroganca e zyrtarëve as nuk zbutet as nuk mund të kontrollohet!

Më lejoni të shkoj me rradhë …, por shkurtë, se aq shumë ka për të folur sa që nuk na del kjo press konferencë.

 

E kemi të domosdoshme të shprehim keqardhje dhe zhgënjim të thellë, nga ato që premtonin konsolidim fiskal pas krijimit të qeverisë pa legjitimitet etnik. Në propozim buxhetin e tyre është evidente se, buxheti për vitin 2025 nuk i respekton rregullat fiskale tani më te definuara me ligj!

Për të qenë më qartë për opinionin e gjërë, në propozim buxhetin e vitit 2025 ka të ardhura dhe shpenzime më të larta se buxheti i vitit 2024, ne strukturen e buxhetit shpenzimet kapitale jane më të ulëta (12.6% krahasuar me 13.1%) dhe ka deficit më të lartë në krahasim me buxhetin fillestar për vitin 2024 (flasim për buxhetin e vitit 2024 para rebalancit nga qeveria pa legjitimitet etnik, kur u rrit ndjeshëm deficiti buxhetor dhe u ulën mejtet për projekte kapitale dhe strategjikepër vitin 2024).

 

Një ndër “defektet“ kryesore të buxhetit është edhe Deficiti i lartë buxhetor. Këto të ardhura dhe shpenzime të planifikuara rezultojnë në një deficit buxhetor të projektuar në vlerë absolute prej 41.4 miliardë denarësh ose në nivelin 4% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB-së) të parashikuar. Megjithëse është më i ulët se deficiti i parashikuar me rishikimin e buxhetit për vitin 2024.

(por na duhet të presim rishikimin e ardhëshëm për këtë), nëse krahasojmë me buxhetin fillestar për vitin 2024 ai është më i lartë; ai  ishte planifikuar në nivelin 33.5 miliardë denarë, përkatësisht në nivelin 3.4% të PBB-së së projektuar.

 

Vazhdon te rritet borxhi publik. Me deficitin e lartë buxhetor rritet edhe borxhi publik mbi 60% te PBB, i cili në fund të këtij viti parashihet të jetë 62.7% të PBB dhe mi i lartë në fund te vitit 2025 (madje sipas Strategjisë për menaxhim me borxhin public për periudhën 2025-2029 i publikuar ne tetor 2024, borxhi publik do të arrijë 65.2% te PBB.)

 

Por të jemi të sinqertë, na duhet edhe të përshëndesim faktin që në propozim buxhetin për vitin 2025 theksohet se kontributin më të madh në rritjen për vitin 2025 pritet ta kenë investimet bruto me një rritje prej 8.1%, kryesisht si rezultat i intensifikimit të realizimit të projekteve të mëdha infrastrukturore të financuara nga shteti, kryesisht autostrada në Korridoret 8 dhe 10D, projekte këto që nga të gjithë partnerët e kësaj qeverie ishte më se i kritikuar madje edhe nga partnerët shqiptar pa legjitimitet

 

 

 

Ndërsa, në programet qeveritare (të financuara nga buxheti bazë)

1.     Decentralizimi. Janë parashikuar 6 miliardë denarë për projekte infrastrukturore për komunat te cilat ndahen, por duhet theksuar se tani më kjo planifikohet të bëhët  jo sipas çelësit per zhvillim te barabarte rajonal si deri më tani dhe duke përjashtuar diasporën si kriter në ndarjen e fondeve. Opinioni veçmë është i njoftuar se me vendim të qeverisë diaspora si një kontribues, ndoshta më i madh në zhvillimin ekonomik të vendit , edhe pse me të drejtë të plotë vote në zgjedhje, nuk është më e paraparë në kriteret për ndarjen e fondeve shtetërore për zhvillim të rajoneve rrespektivisht komunave, dhe si pasojë e kësaj komunat me popullsi shqiptare do të kenë jo vetëm më pak anëtarë në këshillat komunal por dhe më pak mjete financiare për zhvillim ekonomik të dedikuara nga ana e qeverisë së RMV.

2.     Integrimi në NATO, edhpse tani më anëtare fuqiplote e alencaës më të rëndësishme botërore NATO, anëtarësi e cila ka shumë priviliegje dhe benifite por edhe obligime të definuara. Mjetet e parapara per integrim ne NATO janë ulur nga 5.4 miliardë denar ne vitin 2024 në 4.8 miliardë denarë me buxhetin për vitin 2025.

3.     Reforma në administratën publike. Vazhdon avazi për sulme ndaj përfaqësimit të drejtë, pas shfuqizimit të balancuesit, tani më ulen edhe mjetet financiare të dedikuara për arritjen e përfaqësimit të drejtë; kështu që fondet për përfaqësim të drejtë dhe të barabartë janë ulur nga 135.6 milion denarë në 112 milion denarë krahasuar me buxhetin për vitin 2024.

 

4.     Zhvillimi i barabartë rajonal. Fondet për zhvillimin e barabartë rajonal sipas çelësit dhe metodologjisë të parapara me ligj janë ulur për më shumë se 50% rrespektivisht nga 632.9 milionë denarë në 304 milionë denarë krahasuar me buxhetin për vitin 2024.

5.     Investimet në arsim.  E kishin plotë gojën për zhvillim të arsimit, e kjo të nderuar nuk bëhet me zvoglimin e mjeteve,  Shuma për investimet në arsim është ulur për mbi 30% , ose nga 779.9 milionë denarë në 529.6 milionë denarë krahasuar me buxhetin për vitin 2024.

 

Sa u përket nënprogrameve zhvillimore (të financuara nga buxheti bazë)

1.     Edhe pse më në fund pranuan se projekti “Korridori 8 dhe 10D” është shumë i rëndësishëm për vendin tonë, përsëri edhe këtu kemi një zvoglim enorm të mjeteve! Shuma është ulur për 50%, rrespektivisht nga 15.1 miliardë denarë në 8 miliardë denarë krahasuar me buxhetin për vitin 2024.

2.     Shëndetësia. Nuk mbetën pa kritikuar cdo ditë gjendjen në institucionet shënetësore, dhe këtë do e zgjidhin me uljen e fondeve për rikonstruim të tyre! Fondet janë ulur për rikonstruksionin e institucioneve publike shëndetësore. P.sh. për spitalin e Kërçovës në 15 milionë denarë nga 65 milionë denarë krahasuar me buxhetin për vitin 2024.

 

 

Ndërsa, në pjesën e veçantë e buxhetit (Projekte, shpenzime kapitale dhe artikuj të tjerë)

1.     Shuma për projektet në arsimin fillor dhe të mesëm është ulur krahasuar me buxhetin për vitin 2024, gjegjësisht për arsimin fillor nga 717.6 milionë denarë në 551.6 milionë denarë dhe për arsimin e mesëm nga 362.7 milionë denarë në 286.4 milionë denarë.

2.     Dhe të nderuar, një ndër të arriturat më të mëdha në 100 ditët e para të qeverisë, të partnerit pa legjitimitet  VLEN,  më 3 shtator të këtij viti , zëvendës kryeministri Izet Mexhiti me pompozitet deklaroi se: citoj “Sot, në mbledhjen e Qeverisë, u miratua një vendim historik, investim madhor prej 34.5 milionë eurosh. Po ndërtojmë kampusin e Universitetit “Nënë Tereza”!”

Madje edhe për ne ishte habi, kur pamë se në porpozim buxhetin e qeverisë pa legjitimitet etnik, për investime kapitale në Universitetin “Nënë Tereza” janë të planifikuar diç më pak se 34.5 milion euro ….. pra, rrafsh 209.000 euro ose me sakt 12 milion denarë. Madje kjo është edhe më pak se sa ishin ta parapara në buxhetin e vitit 2024, kur kishte të planifikuara 10 herë më shumë se tani, dmth 120 milion denare ose diku 2 milion euro për invetsime kapitale, në Universitetin “Nënë Teresa” në Shkup, dmth. as me përqindje nuk mund të tregohet dallimi mes 34.5 milion eurove të Izet Mexhitit dhe 209.000 euro të planifikuara në propozim buxhetin. Por, kjo është diku 150 herë më pak !!! 

 

Ju falemnderit!

https://www.facebook.com/share/v/1UiK88z6J1/?mibextid=KsPBc6

Kontrolloni gjithashtu

KMDLNJ

KMDLNj: “Ndihma” korruptive, për vota të korruptuara!

Ashtu siç pritej, Qeveria e Kosovës futi thellë duart në buxhetin e Kosovës duke ndarë …