Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Enrico Barduani, u takua me përfaqësuesin special të Norvegjisë për Ballkanin Perëndimor, Eirik Nestas Mathisen. Sipas njoftimit të KFOR-it, ky takim shërbeu si një mundësi për gjeneralmajor Barduanin, që drejton misionin e KFOR-it të udhëhequr nga NATO, të ndajë qëllimet e tij dhe të diskutojë mbi situatën aktuale të sigurisë në Kosovë me përfaqësuesin norvegjez. Barduani theksoi përkushtimin e KFOR-it për të mbështetur përpjekjet e komunitetit ndërkombëtar në sigurimin e një mjedisi të qëndrueshëm në Kosovë dhe për stabilitet rajonal.
Kontrolloni gjithashtu
Edward Joseph: Marrëveshja e Uashingtonit e vitit 2020, e bën Kosovën të njohur për kryetarin amerikan, Domald Trump
Profesori, Edward Joseph, ka deklaruar se Kosova tashmë është e njohur për presidentin, Donald Trump, …