leoni

Vlora Çitaku: Albin Kurti dikur mburrej me lirinë e mediave por tash ai vetë po i cënon këto vlera të lirisë së shprehjes

Vlora Çitaku: Qeveria Kurti ka prishur raportet me aleatët e Kosovës, veçanërisht me ShBA-të

Sekretarja e përgjithshme e PDK-së Vlora Çitaku, kritikoi qeverinë Kurti për dëmtimin e raporteve me aleatët kryesorë të Kosovës, sidomos me SHBA-në. Sipas Çitakut, kryeministri Kurti dhe zyrtarët e tij shpesh kanë qenë kundër zyrtarëve të lartë amerikanë, duke i cilësuar si “naivë.”
“Ata kërkuan largimin e Grenellit, dhe pasi u largua, filluan me fyerje ndaj Blinkenit dhe Escobarit. Në fillim Lajçaku ishte i mirëpritur, por pastaj edhe ndaj tij filluan kritikat. Nëse asnjë nga presidentët amerikanë nuk bën, atëherë është koha të reflektohet. Kosova ka arritur shumë kur është koordinuar me aleatët. Pa mbështetjen e tyre të fortë, shtetësia jonë do të ishte e pamundur,” tha Çitaku.
Duke komentuar për administratën e re të presidentit të zgjedhur Donald Trump, Çitaku theksoi se marrëdhëniet Kosovë-SHBA varen më shumë nga qasja e qeverisë së Kosovës sesa nga emërimet e reja në SHBA. “Mbështetja e SHBA për Kosovën ka qenë gjithmonë e qëndrueshme dhe mbi partizane, pavarësisht ndryshimeve në administratë. Për tre dekada, dallimet kanë qenë në intensitetin e përfshirjes, jo në strategji,” u shpreh ajo.

Kontrolloni gjithashtu

Avdullah Hoti: Dialogu të zhvillohet në Bruksel dhe Uashington dhe jo nëpër skuta e hotele të plazheve siç po dialogon Kurti

Avdullah Hoti: Qeveria Kurti është më e dobëta që nga pavarësia, pa rezultate dhe me degradim për vendin

Ish-kryeministri dhe kandidati për deputet nga LDK, Avdullah Hoti, ka kritikuar ashpër qeverisjen e Albin …