RKL: Jack Smith, habitet pse në Kosovë është një grup "njerëzish të fuqishëm" që nuk e duan Gjykatën Speciale

Prokurori i posaçëm Jack Smith dhe ekipi i tij planifikojnë dorëheqjen para fillimit të mandatit të Trump

Prokurori i Posaçëm, Jack Smith, dhe anëtarët e ekipit të tij kanë në plan të japin dorëheqjen para fillimit të mandatit të presidentit të zgjedhur, Donald Trump, njoftoi gazeta amerikane The New York Times.  Smith ka hetuar dy çështje kryesore kundër Trump: njërën që lidhet me dokumentet sekrete që Trump mori në Mar-a-Lago pas përfundimit të mandatit të tij presidencial dhe një tjetër që ka të bëjë me përpjekjet e Trump për të përmbysur rezultatet e zgjedhjeve të vitit 2020. Një gjykatës federal në Florida hodhi poshtë rastin për dokumentet në muajin korrik, ndërkohë që Departamenti i Drejtësisë po shqyrton mënyrën se si të mbyllë hetimin lidhur me përpjekjet për të anuluar zgjedhjet. Trump ka mohuar akuzat për të dyja çështjet dhe ka deklaruar muajin e kaluar se, sapo të marrë detyrën e presidentit, ai do ta shkarkonte Smith-in “brenda dy sekondash”.

Kontrolloni gjithashtu

Ganimete Musliu: Në Rashkë të Serbisë po kryhen trajnime të grupeve të caktuara për të destabilizuar situatën në Kosovë

Musliu akuzon deputetin e VV-së për presion ndaj Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë

Kryetarja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Ganimete Musliu, ka ngritur …