leoni

Në Ferizaj u bë prezantimi i veprave të gazetarit, Fahri Musliu

Në sallën e Kuvendit të Komunës në Ferizaj të enjtën u bë prezantimi i veprave të doajenit të gazetarisë, Fahri Musliu, takim ky i organizuar nga Drejtoria e Kulturës Rinisë dhe Sportit në bashkëpunim me klubin “De Rada”. Veprat: “Zyber Kryeziu (Baca) – Atdhetar i paepur i Opojës (2006), “Masakra e Suharekës – Mars 1999” (2006), “Bekim Fehmiu – Odiseu i Kosovës” (2015), “Proceset e kurdisura kundër shqiptarëve të Kosovës 1999-2001” (2023), “Kosova nyjë e (pa) zgjidhur” (2023), “Bekim Fehmiu – Uliksi shqiptar i filmit” (2023), “Në mes frikës dhe shpresës – Ditar në kohën e pandemisë mars 2020 – shtator 2022” (2024) e përbëjnë opusin krijues të Fahri Musliut të cilat të pranishmit patën rastin t’i sigurojnë për bibliotekat e tyre. Për këto vepra folën: Sylejman Shaqiri, Enver Zhinipotoku dhe Sylejman Dërmaku. Një biografi e shkurtër e z.Musliu u lexua nga Zyrafete Shala, e cila edhe e moderoi këtë takim, ndërsa në pjesën e fundit u zhvillua një bashkëbisedim mes autorit të veprave dhe publikut.

Kryetari Aliu mirëpriti në zyrën e tij, gazetarin Fahri Musliu

Gjatë ditës Fahri Musliu u prit edhe nga kryetari i Komunës së Ferizajt Agim Aliu. Në postimin e tij në Facebook thuhet: “Mirëprita në zyrën time, doajenin e gazetarisë, mikun tim, Fahri Musliu i cili bëri prezantimin e veprave të tij në Ferizaj nën organizimin e Drejtorisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Klubit Letrar “De Rada”, gjurmë të vlefshme këto të të kaluarës sonë historike dhe misionit në gazetari të doajenit Fahri Musliu”.

Kontrolloni gjithashtu

Po mbahet punëtoria për qeverisjen e përgjegjshme gjinore në nivel lokal, komuna e Vitisë merret si shembull nga OSBE-ja

Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), ka nisur sot punimet e një punëtorie …