leoni

Përmirësohet infrastruktura dhe efikasiteti energjetik te “Blloku i Parë” në lagjen Vellusha

Kanë filluar punimet për përmirësimin e infrastrukturës dhe efikasitetit energjetik te “Blloku i Parë” në lagjen Vellusha. Projekti përfshin shtrimin e asfaltit të ri në rrugët ekzistuese të lagjes, si dhe modernizimin e sistemit elektrik dhe izoluese të objekteve.

Një nga hapat kryesorë të këtij intervenimi ështe heqja e shtyllave elektrike të drurit, të cilat aktualisht mbajnë kabllot e energjisë mbi tokë. Këto shtylla do të zëvendësohen me një sistem të ri, ku kabllot do të vendosen nëntokë, duke kontribuar kështu në përmirësimin e pamjes dhe sigurisë në lagje.

Pjesë e këtij projekti është edhe mbulimi me termoizolim i objekteve, si dhe fasadimi i tyre, për t’i dhënë një pamje më moderne. Dritaret e vjetra do të zëvendësohen me dritare të reja, të cilat do të përmbushin standardet moderne të efikasitetit energjetik.

Me këto përmirësime, banorët e lagjes do të mund të kursejnë deri në 40% të energjisë elektrike, duke reduktuar kështu kostot e tyre mujore dhe duke kontribuar në mbrojtjen e mjedisit. Ky projekt tregon angazhimin e Komunës së Prishtinës për një zhvillim të qëndrueshëm dhe përmirësimin e cilësisë së jetës për qytetarët e saj.

Kontrolloni gjithashtu

Po mbahet punëtoria për qeverisjen e përgjegjshme gjinore në nivel lokal, komuna e Vitisë merret si shembull nga OSBE-ja

Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), ka nisur sot punimet e një punëtorie …