leoni

Uran Ismaili: Qeveria dhe ZRRE të nisin urgjentisht procesin e uljes së çmimit të energjisë elektrike

Uran Ismaili kundërshton akuzat për qasje të butë ndaj VV-së

Nënkryetari i PDK-së, Uran Ismaili, ka deklaruar se ndryshe nga Lëvizja Vetëvendosje kur ishte në opozitë, PDK synon një formë më institucionale të opozitbërjes, duke mos e përqafuar stilin e ashpër të diskursit që karakterizoi VV-në. Ismaili mohoi kategorikisht idenë e një qasjeje transaksionale, duke theksuar se kritikat ndaj VV-së janë të pranishme, sidomos në seancat e Kuvendit dhe konferencat për shtyp, edhe pse nuk manifestohen në të njëjtën mënyrë si përplasjet e VV-së gjatë kohës së saj në opozitë. Ai gjithashtu sqaroi se vendimi për të kandiduar Bedri Hamzën për kryeministër, dhe jo kryetarin Memli Krasniqi, është pjesë e strategjisë së PDK-së për të sjellë një alternativë ndryshe në skenën politike të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Edita Tahiri: Qeveria e re duhet të udhëhiqet nga opozita për të dalë nga kriza

Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka reaguar pas dështimit të dytë për konstituimin e Kuvendit, …