QUINT-i, kërkon miratim të Asociacionit nga Kosova

Shtetet e QUINT-it vazhdojnë të insistojnë që qeveria e Kosovës të miratojë draft-Statutin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe dhe ta dërgojë për shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese. Pas kërkesave nga SHBA, Gjermania dhe Mbretëria e Bashkuar, së fundmi edhe Franca, përmes ambasadorit Oliver Guerrot, theksoi rëndësinë e miratimit të dokumentit për popullsinë serbe të Kosovës, sidomos në arsim dhe shëndetësi. Qeveria e Kosovës vazhdon ta konsiderojë draftin si “jodokument”, ndërsa BE-ja e cilëson këtë si shpërfillje ndaj angazhimeve të Kosovës. Ndërkohë, Bashkimi Evropian theksoi që pranimi i draft-statutit nga BE-ja dhe shtetet anëtare mbetet kyç për integrimin evropian të Kosovës dhe Serbisë, me kapitullin 35 që lidh zbatimin e marrëveshjes me rrugën evropiane të të dy vendeve.

Kontrolloni gjithashtu

Enrico Barduani: Çështja e urës së Ibrit kërkon zgjidhje politike, jo ndërhyrje ushtarake

Komandanti i forcave të KFOR-it në Kosovë, Enrico Barduani, ka theksuar se çështja e hapjes …