Ahmet Qeriqi: Përpjekje të dëmshme të grupeve të caktuara (E diel 15 nëntor, 1998)

Ahmet Qeriqi: Përpjekje të dëmshme të grupeve të caktuara (E diel 15 nëntor, 1998)

Edhe pse po binte shi i imët vjeshtor, Ruzhdi Jashari me ekipin e tij ka depërtuar në drejtim të fshtarave të janë djegur e shkatërruar nga barbaria armike. Vetëm Krojmiri ka ngelur i paprekur. Këtë fakt çlirimtarët tanë e lidhin me rezistencën. Serbët kurrë nuk do shkelin në Krojmir, thonë ata. Ndërsa dashakëqinjët thonë, këta të Krojmirit i kanë lidhjet me serbët, dhe e ruajtën fshatin e tyre. Ndërsa ekstremistët thonë: Gjurë Gjuroviqi e ka futur thellë ndikimin në Krojmir. Ai edhe gruan e ka mbesë të Krojmirit. Nga atje i merr informatat për krejt luftën, andaj e ka kursyer Krojmirin. Unë nga ana ime edhe pse nuk e shpreh mendoj se serbët qëllimisht deri tani nuk janë angazhuar në Krojmir. Ata, si duket e kanë rezervuar këtë fshat për ndonjë masakër apo vrasje masive. Sido qoftë, Krojmiri deri tani i ka përballuar shkatërrimit ndërsa etiketimet e banalitetet e shpirtvasalëve, nuk mund të ndikojnë në këtë drejtim.

Berati, i cili tanimë e ka marrë veten  po angazhohet për të krijuar kushte për aktivizimin e Agjencisë. Në këtë drejtim do të na ndihmojë shumë edhe Isë Krasniqi i cili është inxhinier i elektros dhe e njeh mirë teknikën dhe pajisjet e duhura për të bërë diçka konkrete.

Ndërkohë më bëjnë me dije se te dera më pret Ramadan Rizani, i cili nuk hyn brenda. Ai më bën me dije se tani kur po thuajse të gjithë banorët janë kthyer në fshat, ka filluar të shprehet pakënaqësia me kreun e tanishëm të Shtabit civil, për të cilin  disa prej tyre thonë se nuk është caktuar nga Shtabi, as nga Ramë Buja. Ç` është e vërteta kreu i shtabit civil është caktuar shumë kohë para ardhjes së Ramë Bujes dhe të Shtabit, mirëpo hetohen tendenca të rigrupimeve. Tani, ata të cilët para ofensivave serbe ua kishin mbathur këmbëve, duan të zënë poste, të cilat i merituakan falë angazhimeve të tyre dhjetëvjeçare.

Ramdanin e siguroj se askush nuk mund të bëjë riemërime të tilla, të paktën jo në Krojmir, meqë për këtë punë jemi përgjegjës, unë, Elezi, Syla dhe Luani.

Në mbrëmje kanë ardhur Elez Durmishi, Ajvaz Karpuzi dhe Ramë Buja. Rama sado që tregohet shumë i kujdesur gjen shteg për të treguar se në shtabet civile do të bëhen ndërrime e përforcime të reja dhe sipas tij punët duhet të konkretizohen. Ai po ashtu më ka treguar se SHP i UÇK-së. ka marrë vendim për themelimin e Radios dhe të Agjencisë. Ata kanë vendosur që unë (Ahmet Qeriqi,  të emërohem drejtor i  i Radios, ndërsa Berat  Luzha i Agjencisë,

Elezi, duke dashur të më kursejë në bisedë i thotë Ramës se sa i përket Shtabit Civil të Krojmirit punët janë më shumë se mirë, ndërsa për  Shalë dhe Pjetërshticë mund të bisedohet, por kurrsesi nuk do të lejohen të postohen ikanakët dhe as  ata me lidhje farefisnie. Elezi i thotë fjalët aq troç, sa nuk lë më shteg për të dyshuar.

Ai është shumë i kujdesshëm në të gjitha veprimet dhe ndikimi i tij është vendimtar. Si duket të gjithë i dinë lidhjet e tij me grupin e Drenicës dhe nuk i dalin përballë. Ndryshon puna me Luanin, Ai flet pa lidhje, kritikon, shan shantazhon dhe në dukje është i papërfillshëm, por shpeshherë edhe i lakueshëm, sipas momentit.

Rama si duket e heton se  në këtë drejtim nuk duhet vazhduar bisedën.

Nuk e kuptoj dot përse njerëzit tanë janë të tillë. Përse sapo ua jep dikush pak pushtet ata duan ta bëjnë të veten, madje edhe në rrethana të tilla të luftës.

Rreth orës 18.00 nga Shtmja kanë ardhur Nazmi Iballi dhe Nusret Gashi. Ata, si zakonisht kanë sjellë me vete edhe artikuj ushqimorë. Ndërkohë ka ardhur Reshat Gashi dhe na ka ftuar në darkë te vëllezërit Gashi në Pjetërshticë. Ai insiston të shkojmë dhe pa vonuar unë, Berati, Isa dhe Elezi nisemi me veturë të Reshatit.

Besim Gashi me vëllezër qysh në fillim e ka ndihmuar luftën me të gjitha segmentet. Gjatë ofensivës së verës forcat serbe ua kanë djegur të gjitha shtëpitë e pesë vëllezërve. Ata, tani për tani janë vendosur në shtëpinë e vjetër në grykë të lumit.

Atje takojmë edhe Sadikun nga fshati Davidovc i cili ka ardhur për të na vizituar me një mikun e tij nga Prishtina. Sadiku po ashtu është mbështetje e fortë e logjistikës së luftës dhe njeri yni i besuar. E ka shumë vështirë të veprojë, meqë po thuajse krejt fshatin e ka kundër, megjithatë ai gjen forcë dhe në mes të dy zjarreve vepron.

Pasi jemi kthyer në vendqëndrimin tonë në Krojmir kemi takuar Galanin, Gjocin, Luanin e të tjerë. Me të cilët po ashtu kemi biseduar dhe kemi dëgjuar ndonjë rrëfim humoristik satirik të Galanit.

Kontrolloni gjithashtu

Ahmet Qeriqi: Në Krojmir do të fillojë punën një spital i luftës (E diel 8 nëntor, 1998)

Ahmet Qeriqi: Në Krojmir do të fillojë punën një spital i luftës (E diel 8 nëntor, 1998)

Në mëngjes, si zakonisht, Jakupi, Rama dhe Agroni janë nisur në drejtim të Divjakës. Atje, …