Ish kryetari amerikan Donald Trump nuk heq dorë nga ambicia e tij për t’u rikthyer sërish në Shtëpinë e Bardhë

Presidenti, Donald Trump, ka bërë emërimet e para në Administratën e tij për katër vitet e ardhshme

Presidenti, Donald Trump, ka bërë emërimet e para në Administratën e tij për katër vitet e ardhshme. Ai ka caktuar John Ratcliff si drejtor të CIA-s dhe Mike Waltz si Këshilltar të Sigurisë Kombëtare. Ratcliff është njohur për mbështetjen e tij të fuqishme ndaj çështjes së Kosovës, ndërsa Waltz ka theksuar se Amerika do të mbajë afër aleatët dhe do të përballet pa frikë me kundërshtarët. Vlora Çitaku, sekretare e PDK-së, theksoi se qasja e SHBA-së ndaj Kosovës nuk ka ndryshuar, por varet nga veprimet e Qeverisë së Kosovës. Ajo theksoi rëndësinë e koordinimit me SHBA-të, duke shtuar se ky nuk është nënshtrim, por fuqizim i Kosovës. Kritikat ndaj Qeverisë për veprime të pa-koordinura, veçanërisht në veri të Kosovës, janë shfaqur edhe nga zyrtarët e SHBA-së dhe BE-së.

 

Kontrolloni gjithashtu

Lumir Abdixhiku: Pas një viti me marrëveshjen e Qeverisë Kurti nuk do të flitet më për Asociacion, por për autonomi territoriale

Lumir Abdixhiku kërkon ndërmjetësimin e Gjermanisë për heqjen e masave të BE-së ndaj Kosovës

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka zhvilluar një takim me ambasadorin gjerman në Kosovë, Jorn …