Gjenerali Wesleyli Clark: Ndihemi krenarë për sjelljen e paqes në Kosovë, Serbia duhet ta pranojë të ardhmen pa Kosovën

Gjenerali Wesley Clark: Ndihemi krenarë për sjelljen e paqes në Kosovë, Serbia duhet ta pranojë të ardhmen pa Kosovën

Gjenerali amerikan Wesley Clark ka shprehur krenarinë e tij për rolin që ka luajtur në operacionin që solli paqen dhe demokracinë në Kosovë, duke e cilësuar këtë si një sukses të madh. Clark ka vlerësuar angazhimin e shumë njerëzve që kontribuan në këtë proces pas konfliktit të dhunshëm të viteve ’90. Ai theksoi se, pas 25 vitesh, rajoni ka arritur një paqe të qëndrueshme, duke nënvizuar se operacioni i NATO-s ishte një përgjigje ndaj krimeve dhe padrejtësive të kryera gjatë periudhës së regjimit të Millosheviqit. Gjenerali amerikan ka kërkuar nga Serbia që të pranojë realitetin dhe të njohë Kosovën si një shtet të pavarur, duke theksuar se tensionet dhe sulmet duhet të ndalen. Ai gjithashtu ka ftuar për marrëdhënie të mira mes dy vendeve, duke përmendur mundësinë për bashkëpunim në fushat e turizmit dhe tregtisë.

 

Kontrolloni gjithashtu

BDI dënon vendimet e fundit të Moskës zyrtare për aneksimin e territoreve të Donbasit dhe Luhanskut nga Ukraina

Bashkimi Demokratik për Integrim ka dënuar fuqimisht fushatën në vazhdim të diskriminimit etnik dhe pastrimit institucional nga shqiptarët

Nën maskën e një ‘patriotizmi’ të rremë dhe të retorikës së ‘kthimit të Maqedonisë maqedonasve’, …