Kryetari i Suharekës organizon takim me mërgimtar

Kryetari i Komunës së Suharekës z. Sali Asllanaj organizon takim me mërgimtar.

Takimi mbahet sot (e premte dt. 29.07.2016) në Qendrën e Rinisë “Shtëpia e Fellahut”, në ora 17:00. I pranishëm do të jetë edhe komandanti i policisë z.Milazim Lumi.

Në takim do të diskutohet për tema të ndryshme, mundësitë e investimeve në komunën e Suharekës, çështja e sigurisë në komunikacion, krijimi i bizneseve dhe lehtësimet që bën komuna për investitorët nga diaspora.

Për të ftuarit, shtrohet një koktej.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …