leoni

Komiteti për Komunitete mbajti mbledhjen e rregullt, të pestën për vitin 2024

Në sallën e kuvendit komunal Komiteti për Komunitete i Komunës së Rahovecit mbajti takimin e rregullt.

Sipas Ligjit për Vetëqeverisje Lokale, Komiteti për Komunitete është komitet obligativ dhe mandatohet për të siguruar respektimin e të drejtave dhe interesave të komuniteteve, duke dhënë rekomandime të shumta gjatë mbledhjeve përmes shqyrtimit të veprimeve dhe politikave të ndryshme.

U diskutuan pikat e rendit të ditës si Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar,

Informatë nga stacioni policor në Rahovec, rreth gjendjes së sigurisë te komuniteti joshumicë në Komunën e Rahovecit;

3. Informatë nga Drejtoria Komunale e Arsimit për regjistrimin e fëmijëve të komunitetit joshumicë për procesin mësimor 2024-2025, gjendja e regjistrimit, pengesat në regjistrim, braktisja e mësimit.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Rama mirëpriti në takim Kolonelin Alberto Santini

Kryetari i komunës së Prishtinës, z. Përparim Rama në kuadër të aktiviteteve të rregullta ditore …