Me 4 nëntor 2024 u mbushën 80 vjet nga mbledhja e Kongresit të Parë të Gruas Antifashiste Nacional Çlirimtare në qytetin e Beratit, ku muarrën pjesë 311 delegate nga të gjitha Qarqet e Shqipërisë.
Kongresi i Parë i BGANÇ u mblodh e zhvilloi punimet në prag të çlirimit, 24 ditë para shpalljes të Ditës të Çlirimit nga forcat pushtuese nazifashiste për afro pesë vjet dhe hyrjes të Qeverisë të Re Demokratike Popullore me Kryeministër Enver Hoxhën në Tiranë.
Nga shtypi e kujtimet e delegateve kemi mësuar, se shumica e delegateve kanë udhëtuar në këmbë, sepse ende nuk ishte çliruar Shqipëria nga pushtuesit nazist gjerman, si dhe nga pengesat e zakoneve prapanike e paragjykimeve fetare ndaj grave e vajzave në ato vite. Por edhe nga rreziqet që krijonte reaksioni i brendëshëm, që janë pasqyruar në filmin “Rruga e Lirisë”, prodhim i Kinostudios “Shqipëria e Re” në vitin 1982, me skenariste: Natasha Lako e Lavdie Leka.
-Regjizor e drejtor: Esat Musliu
-Operator: Ilia Terpini
-Piktor: Astrit Tota
-Kompozitor: Limoz Dizdari
-Regjizore montazhi: Shpresa Papapavllo
-Interpretojnë aktorët në mënyrë brilante si: Roza Anagnosti, Marjeta Ljarja, Eli Veizi, Tinka Kurti, Arjana Musabelliu, Liri Lushi, Ndriçim Xhepa, Pavlina Mani, Guliem Radoja, Luan Hysa, Mirjana Bruceti, Antoneta Fishta, Lec Shllaku, Dervish Biba.
Ekzekuton Orkestra e Radio-Televizionit dhe Kinematografisë me dirigjent: Ferdinand Deda.
Të gjithë, skenariste, regjizor e regjizore montazhi, operator e piktor, grimierë e kostumologë, kompozitorë e orkestrantë dhe drejtuesi i orkestrës, si dhe aktorët kanë bere një punë të madhe krijuese në kushtet e kohës të luftës, që meritojnë vlerësime e falenderime, mirënjohje dhe nderime të vazhdueshme!
Në Kongresin e Parë të BGANÇ u evidentua, se gratë e vajzat shqiptare kanë ndjekur traditën historike të grave e vajzave ilire-shqiptare në luftrat e mëparëshme që te Mbretit të Piro të Epirit Ilir, të Aleksandrit të Madh Ilir, të Mbretereshës Teuta të Ilirisë, të luftrave të Skënderbeut, në luftrat kundër pushtuesve osmanllinj, serbë e bullgarë dhe grekë gjatë Luftës së Parë Botërore.
Kur mëmëdheu u rrezikua nga pushtuesit fashist italianë dhe më pas nga pushtuesit nazizt gjermanë, traditën patriotike e luftarake e vazhduan edhe në Luftën e Dytë Botërore, ku pjesëmarrja e grave e vajzave në LANÇ arriti në 6.000, që përbënin 10 përqint të pjesëmarrësve partizanë në Ushtrinë Nacional Çlirimtare dhe u vranë si dëshmore në luftime 600 gra e vajza. Nga 5 gra e vajza të dënuara me varrje gjatë Luftës të Dytë Botërore në Europë, 3 vajza kanë qenë shqiptare, Ganimete Terbeshi, Persefoni Kokdhima dhe Bule Naipi, që sakrifica e tyre e luftës për lirinë e pavarësinë e mëmëdheut është përjetësuar në filmin
”Ngadhënjim mbi vdekjen “, prodhim i vitit 1967 i Kinostudios “Shqipëria e Re”. Ky film është realizuar në qytetin e Gjirokastrës, aty ku janë zhvilluar ngjarjet e Luftës.
Skenariste: Peçi Dado, Gëzim Erebara, Piro Milkani.
Regjizor: Piro Milkani, Gëzim Erebera.
muzika e filmit dhe teksti i këngës: Fatos Arapi.
Kameraman: Saim Kokona
Drejtor artistik: Todi Bozo
Interpretojnë këto aktorët:
-Eglantina Kume, Naim Frashëri, Sheri Mita, Timo Flloko, Rikard Ljarja, Demir Hyskja, Andon Qesari, Antoneta Fishta.
Ky film është realizuar e interpretuar më me realizëm dhe u shprehim nderime e mirënjohjë!
Mjaft vajza e gra kanë qenë edhe drejtuese në LANÇ, si komisare e z/komisare, komandante njësitesh luftarake, drejtuese të celulave të Partisë Komuniste etj. Kontributi i madh i grave gjatë LANÇ ka qenë pritja e strehimi dhe sigurimi i ushqimit e veshjeve të partizanëve, duke u kthyer në prapavija të sigurta për partizanët gjatë gjithë periudhës të luftës deri në çlirimin e plotë të Shqipërisë. Ndër ta kujtoj e përkulem me dashuri e mirënjohje nënën time të shtrenjtë Bejaze Cami- Kamberi, që i qendroi në krah babait tim, Ahmetit dhe priti e percolli partizanë te çetës të babait si streha më e sigurtë e tyre.
Nuk e kuptoj, që ka historianë në Shqipëri që shprehen e shkruajnë se “Ushtia fashiste Italiane në Shqipëri me 7 prill 1941 erdhi për të përhapur kulturën dhe jo si pushtues ”. Ndërsa “forcat pushtuese nazisme gjermane erdhen si kalimtarë”. A mund t’më shpjegojnë historianet, se vetem nga fisi im futen ne pushkatim 8-të burra e djem me 12 prill 1941, si dhe në prill 1941-korrik 1942 arrestojnë e mbajnë në burgun e Tiranës e të Burrelit 19 burra e djem Cami me baban tim Ahmet Cami si antifashist.
Projekti i Partisë Komuniste dhe Qeverisë Shqiptare me Kryeministër Enver Hoxhën ishte emancipimi i gjithe shoqërisë Shqiptare, i burrave e grave dhe veçanërisht i grave e vajzave, të cilat vazhdonin të ishin të ndrydhura dhe të praktikoheshin ne jetë e tyre zakonet prapanike e paragjykimet fetare, që bëheshin pengesë per liritë e te drejtat e barabarta të grave e vajzave me burrat e djemtë në familje e shoqëri.
Shembullin, që dhanë gratë e vajzat partizane, ishin një model, që ndoqën gratë e vajzat pas çlirimit te vendit ne rrugën për emancipimin e tyre. Strategjia e Partisë Komuniste dhe e Qeverisë të Enver Hoxhës, për realizimin e saj, ishin tri drejtime:
E para: Arsimimi i grave e vajzave i barabartë me burrat e djemtë. Për këtë u hapën shkollat fillore per moshat 7-18 vjeç për djemtë e vajzat dhe u vendos Ligji i detyrimit shkollor. Ndërsa për moshat mbi 18 vjeç u hapën Kurset kundër Analfabetizmit në çdo fshat e lagje, në qytete e ndërmarrje ekonomike, që përfundoi me sukses ky aksion i madh kombëtarë brënda pesë vjetëve në të gjithë vendin. Kurset kundër Analfabetizmit u hapën ae gjatë Luftës pë partizanet për te mësiar shkrim e kendim , qe jane pasqyruar edhe ne filmat me teme nga LANÇ. Dëshmitë që muarrën kursantet ishte e barabartë me deftesat e arsimit fillorë.
U hapën disa Shkolla të mesme e Institute për përgatitjen e punonjësve të arsimit e kulturës. Unë e kam mbaruar shkollën fillore në fshatin tim Viçisht. Motrat e mija, Drita e Femija dhe kushërira Meribani vazhduan e mbaruan arsimin 7-vjeçarë në fshatin Gjoricë dy orë larg. Ato njihen si vajzat e para në atë krahinë, që mbaruan arsimin 7-vjeçarë dhe thyen paragjykimet e huaja. Motra ime, Femia, kur kthehej nga shkolla 7-vjeçare, shkonte e jepte mësim në kursin kundër analfabetizmit në fshatin Viçisht në mbrëmje. Pas realizimit të aksionit kundër analfabetizmit filloi punë si mësuese në Shkollën fillore në fshatin Viçisht, e cila mbaroi edhe shkollën e mesme pedagogjike me korrespondencë. E kishte me pasion punën si mësuese dhe njihet si mësuesja e parë në krahinë. Më ka mësuar Abetaren dy vjet para se të filloja shkollën fillore.
Në vitin shkollor 1952-1953 pranë Shkollës Pedagogjike “8 Nëntori” të qytetit të Peshkopisë me konvikt, që ishte hapur që në vitin 1946 me nxënës për të gjitha rrethet Veri-Lindore, u çel edhe konvikti për vajzat, që të vazhdonin shkollën
7-vjeçare. Në fillim filluam mësimin në Shkollën 7-vjeçare “Demir Gashi” 30-të vajza pothuajse nga të gjitha krahinat e Dibrës. Ua caktuan si detyrë komunistëve, që të sillnin vajzat apo motrat e tyre në konvikt. Doli si parullë në ato vite: “Ia falim partisë “, që përdorej edhe më vonë, kur s’kishte vështirësi për vazhdimin e shkollave 7-vjeçara e të mesme dhe të larta për vajzat.
Edhe unë me kusherirat e mija, Sabiren e Kujtimen, jemi ndër 30 vajzat e para, që shkuam në Konviktin e Shkollës Pedagogjike dhe vazhduam e mbaruam shkollën 7-vjeçare e të mesmen pedagogjike në Peshkopi. Unë me shoqen time, Fanije Hoxhën vazhduam e mbaruam Universitetin e Tiranës për gjuhe-letersi shqipe.
Nga të gjitha vajzat, vetëm unë e kushërirat e mia dhe Fanije Hoxha vinim nga familje intelektuale. Në vitin e Parë të Shkollës 7-vjeçare i muarrën prindërit e tyre afro gjysmën e vajzave nga thashethemet që përhapeshin nga njerëz të prapambetur dhe kundërshtarë të sistemit.
E dyta: pjesëmarrja e grave e vajzave në punë, që të kontribonin për familjen e shqoqërinë dhe të ndiheshin të barabarta me burrat në familje për kontributin, që jepnin nga ana ekonomike.
E treta: pjesëmarrja ne jetën politiko-shoqërore baras me burrat e djemtë si, të drejtën për të zgjedhur e për t’u zgjedhur, pjesëmarrjaen në votime, të drejtën e liritë e barabarta në punësim e drejtimin e punëve e sektorëve ekonomiko- shoqërore.
Këto tri drejtime dhanë rezultatet e duhura e të shpejta për emancipimin e gjithë shoqërisë shqiptare e veçanërisht të grave e vajzave, sepse shoqëria shqiptare vinte nga prapambetje gjysëm feudale, që dominonin psikologjia e idetë superiore të burrave dhe që kultivoheshin që ne moshat e reja tek brezi i ri si, ndienja e superioritetit të djemve dhe e inforioritetit të vajzave në familje e shoqëri.
Për herë të parë gratë e vajzat të moshës 18 vjeç muarrën pjesë në zgjedhjet e vitin 1946 për zgjedhjet e deputetëve te Kuvendit Popullorë, kur në Europë kishte bende ku gratë nuk e kishin të drejtën te merrnin pjesë në votime. U zgjodhën edhe deputete nga gratë kuadro të LANÇ dhe në sesionin e fundit të Kuvendit Popullorë të para viteve ‘90-të gratë deputete zinin 30 përqind të deputetëve.
Në vitin 1976 u emruam dy ministre: Unë si ministre e Arsimit dhe Kulturës dhe Themie Thomai si ministre e Bujqësisë. Kishte gra si sekretare të para të Komiteteve të Partise, kryetare të Komiteteve Ekzekutive, drejtoresha Ndërmarrjesh e Institucionesh, kryetare të Kooperativave Bujqësore etj.
Në vitin 1969 nga gazetare jam zgjedhur si kryetare e Bashkimit te Grave të Dibrës për afro gjashtë muaj. Gjatë kësaj periudhe bëmë këto aksione:
1. Heqjen e çarçafëve e perçeve dhe veshjeve të rënda për gratë e vajzat.
2. Takimi i të fejuarve në Kuvende në disa zona të Dibrës, sepse kishte fejesa që në djep e pa u parë e njohur dhe me diferencë moshe e me difekte të tjera. Nga ato takime u prishën 3/4 e fejesave me shkuesi pa konflikte, sepse prindërit u justifikuan me këtë përgjigje:”I prishi partia”. Pas atij aksioni filluan të shiheshin të rinjtë para se të bëheshin fejesat.
3. Ngritjen e çerdheve e kopshteve me ushqim për fëmijë nëpër fshatra, me qëllim, që të sigurohej mirëmbajtja e edukimi i fëmijve, të lehtësohej puna e grave dhe të rritej pjesëmarrja në punët e grave ne kooperativat bujqësore, që u realizua gradualisht me sukses. Në vitet ‘80-të, në Kooperativat Bujqësore e Fermat 60-80 përqind e fëmijve shkoni në kopësht me ushqim.
Me 24 tetor të vitit 1969 kemi organizuar një meting para Hotel Turizmit të Peshkopisë me gra e burra dhe nisjen e 10 grave nga rrethi i Dibrës, 10 grave nga rrethi i Pukës dhe 10 grave nga rrethi i Kukësit për të bërë rrugën në këmbë, që kishin bërë gratë delegate dhe që kishin marrë pjesë në Kongresin e Parë të BGANÇ. Këto 30 gra bashke me gratë e rretheve të tjera kanë marrë pjesë me 4 nëntor 1969 në përkujtimin e Kongresit të Parë të BGANÇ.
Më zgjodhën në dhjetor të vitit 1969 sekretare të Dytë në Komitetin e Partisë të rrethit të Dibrës. dhe pas pesë vitesh më zgjodhën sekretare e parë e Komitetit të Partisë të Rajonit nr. 1 të Tiranës, ne vitet 1976-1987 më emruan ministre e Arsimit e Kulturës dhe Sporteve. Kam qenë e zgjedhur pë 20 vjet deputete e Kuvendit Popullorë. Në vitin shkollor 1987-1988, kur dorëzova detyrën si ministre 90 përqind e nxënësve që mbaronin arsimin 8-vjeçarë të detyruar vazhduan arsimin e mesëm profesional apo të përgjithshëm, sepse arsimi i mesëm u masivizua. U ndërtuan e u çelën shkolla të reja të mesme në çdo Kooperativë Bujqësore. Arsimi dhe Kultura në ato vite kishin karakter kombëtarë, ku edukohej dashuria për familjen e mëmëdheun dhe gatishmëria e rinisë për të shërbyer ku të kishte nevojë vendi. Në shkollat e larta si në Universitetin e Tiranës ashtu edhe në të gjitha Institutet e Larta mbi 50 përqind ishin vajza, sepse vajzat në shkollat e mesme dilnin me rrezuktate më të mira se djemtë.
Nga viti shkollor 1970 deri në vitin 1981, kur shpërthyen demonstratat paqësore te studentëve dhe nxënësve, si të gjithë popullsisë shqiptare në Kosovë me parullën: “ Republikë Kushtetutë- Ja me hatër, ja me luftë”. Në ato vite në gjithë Sistemin Arsimor në Kosovë që nga kopshtet e fëmijve e deri në shkollat e larta mësonin me tekstet shkollore të Shqipërisë. Në Universitetin e Prishtinës e Institutet e Larta në Kosovë 80 përqind të programit e zhvillonin profesorët e Shqipërisë, dmth, Sistemi Arsimor e planet e programet dhe tekstet shkollore të Kosovës qenë të njejta me të Shqipërisë. Enti Botues “Rilindja” i Kosoves i merrte çdo vit planet e programet dhe tekstet nga Shtëpia Botuese e Librit Shkollor dhe Shtëpia Botuese e Librit Universitarë. Pasi u hiqnin politizimet, i ribotonin dhe i shpërndanin në gjithë Sistemin Arsimor në Kosovë e trevat e tjera shqiptare në ish-Jugosllavinë.
Gjatë demonstratave Beogradi dislokoi ushtrinë përveç policisë e paraushtarakëve, që ushtruan dhunë e terror mbi rininë e popullsisë shqiptare në Kosovë, bëne shumë arrestime, pushuan shumë intelektualë, duke ndjekur politikën e diferencimit, hoqën statusin e Kushtetutës të vitit 1974 të RSFJ për Kosovën si Krahinë Autonome, duke I privuat liritë e të drejtat e barabarta me kombësitë e tjera të Jugosllavisë, si dhe dogjën të gjitha librat shqip historike e shkencore, letrare e artistike, si dhe ato shkollore, si në mesjetë. Shovinistët serbë të Beogradit i ndërprenë marrëdhëniet e Kosovës me Shqipërinë.
Në RTVSH hapëm një emision, ku çdo ditë pedagogët e Shqipërisë jepnin leksione sipas programit, për të ndihmuar studentët shqiptarë të Kosovës, si dhe u vendos një antenë e fuqishme për RTV Kukësi i Ri.
Në fund kam punuar si drejtoreshë e Shkollës të Lartë të Partisë “Vladimir Iliç Lenin” dhe kam dhënë lëndën e filozofisë si dhe disa leksione për trevat shqiptare që me vendime të Fuqive të Mëdha Europiane në fillim të shekullit XX-të iu dhuruan mbretërive të Serbisë e Greqisë dhe Bullgarisë.
Kur ndërroi sistemi politiko- shoqërorë, dola në pension të parakohëshëm. Si drejtoreshë e Shkollës vura si kriter që pranimet për të vazhduar Shkollën e Lartë të partisë të ishin komunistë me arsim te mesem dhe futa cikle leksionesh për viset shqiptare përtej kufirit, që i zhvilloja vetë. Vazhdonin kurset e larta për filozofi dhe ekonomi me studentë, që kishin mbaruar arsimin e larte shtetëror.
Prej 34 viteve kam studiuan në Arkiva e Biblioteka dhe kam botuar libra e shkrime, kam dhënë intervista, si dhe kam shkruar një skenar historik me dokumente arkivore dhe kam përgatitur regjin e Dokumentarit me titull “Fisi Cami i Dibrës, kontributi i tyre në historinë ”, qe është në YouTube me140 minuta.
Tefta Cami Cani-ish-ministre e Arsimit e Kulturës dhe Sporteve
Tiranë, e enjte, 17 tetor, 2024
Kontrolloni gjithashtu
Prof. Agim ZOGAJ: Histori e anatemuar: Bashkëbisedim me Nexhmije Hoxhën?
T: Në Shqipëri, me Qazim Bllacën Mt: Çfarë më kishte thënë babai ? Për …