Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe Forumi Intelektual E-30, Ramush Haradinaj, ka premtuar rritje pagash prej 41 për qind për shëndetësinë qysh në vitin e parë të qeverisjes. Haradinaj ka thënë se me programin që ofron AAK-ja me partnerët e koalicionit, do të vendoset standard i ri në kujdesin shëndetësor. “Programi ynë për Shëndetësinë parasheh rritje 41% të pagave në vitin e parë të qeverisjes, që reflekton rritjen e koeficientit në 155 euro, duke siguruar një pagë mesatare prej 1,000 eurosh neto, në sistemin shëndetësor dhe me reformat e thella do të krijojmë një sistem shëndetësor modern, efikas dhe të qasshëm për të gjithë qytetarët e Kosovës, duke vendosur një standard të ri në kujdesin shëndetësor”, ka shkruar Haradinaj në një postim të tij,
Kontrolloni gjithashtu
MPJ shpall tender të ri për shërbimet postare përderisa një tjetër tender e kanë ende të hapur
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka shpallë tender të ri për shërbime postare …