Bedri Hamza: Kosova mund të bëhet më e mirë, besimi i Drenicës është i pathyeshëm

Kandidati për kryeministër nga PDK, Bedri Hamza, u prit në një tubim madhështor në Skenderaj, ku vuri në dukje entuziazmin dhe shpresën e qytetarëve për një të ardhme më të mirë për Kosovën. Tubimi u mbajt në palestrën e qytetit që mban emrin e heroit Ilaz Kodra, një simbol i qëndresës dhe sakrificës për lirinë e Kosovës. “Ndjeva pulsin e shtetit tonë këtu në zemrën e Skenderajt, bashkë me besimin se Kosova mund të bëhet më mirë,” tha Hamza. Ai falënderoi qytetarët e Drenicës për përkrahjen e tyre të palëkundur dhe shtoi se energjia e tyre është frymëzim për vazhdimin e përpjekjeve për një të ardhme më të ndritur. Hamza përmendi gjithashtu trashëgiminë e liderëve historikë, duke premtuar se do të udhëheqë Kosovën me dinjitet dhe vizion për të ndërtuar një shtet të fortë dhe të zhvilluar, duke theksuar se PDK do të jetë përherë në shërbim të qytetarëve.

 

Kontrolloni gjithashtu

Daut Haradinaj: Sa 588 rroga të veteranëve, i’u dhanë grant vëllait e Fitore Pacollit

Anëtari i kryesisë së AAK-së, Daut Haradinaj, ka reaguar ashpër ndaj skandalit të fundit në …