Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, dhe Kryetari i Grupit Parlamentar të partisë, Besnik Tahiri, ka deklaruar se opozita është e vendosur për të sjellë ndryshim në zgjedhjet e ardhshme, duke theksuar se përfaqësuesit opozitarë do të garojnë për një mandat të plotë. Në një intervistë në “Blic Interview,” Tahiri shtoi se deklarata e kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj, mbi idenë e një rotacioni në qeveri mes AAK, LDK, dhe PDK është një nga opsionet që mund të merret në konsideratë për të krijuar stabilitet. Tahiri theksoi se “opozita është e përkushtuar për të fituar zgjedhjet dhe për të ofruar një platformë të re qeverisëse për Kosovën.” çKjo është një ide që Haradinaj e ka hedhur si mundësi, por ndryshimi vjen nga opozita. Nëse krijohet një kriter për një mandat të plotë nga opozita, atëherë rotacioni mund të jetë një opsion, përfundoi Tahiri.
