Ramush Haradinaj ka falënderuar Amerikën për përkrahjen dhe besimin që kanë në potencialin e rinisë Kosovës

Kandidati i AAK-së për kryeministër, Ramush Haradinaj ka falënderuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës për përkrahjen dhe besimin që kanë në potencialin e jashtëzakonshëm të rinisë kosovare. Çdo student që kthehet nga SHBA-ja sjell me vete jo vetëm diploma, por edhe vizion të ri, përvoja transformuese dhe rrjete profesionale që do të shërbejnë si katalizator për zhvillimin tonë ekonomik”. Qeveria aktuale vazhdon të injorojë rëndësinë e arsimit cilësor, ne angazhohemi për zgjerimin e mundësive për studentët, si dhe krijimin e kushteve që profesionistët e arsimuar të realizojnë potencialin e tyre të plotë në Kosovë’. Kosova e fortë ndërtohet me dije dhe ekspertizë. Në festën e 20 vjetorit të Fondit Amerikan për Edukim në Kosovë, falënderojmë Shtetet e Bashkuara të Amerikës për përkrahjen, e veçanërisht për besimin që kanë në potencialin e jashtëzakonshëm të rinisë sonë. Çdo student që kthehet nga SHBA-ja sjell me vete jo vetëm diploma, por edhe vizion të ri, përvoja transformuese dhe rrjete profesionale që do të shërbejnë si katalizator për zhvillimin tonë ekonomik” shkruan Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Suedia premton mbështetje për Kosovën, në rrugën drejt anëtarësimit në NATO

Deputetja suedeze, Helena Bouveng dhe ambasadori suedez në Kosovë, Jonas Westerlund, shprehën mbështetjen e Suedisë …