leoni

Gianni Buquicchio: Angazhimi i misionit ndërkombëtar është garanci për procesin, reforma s’ mund të bëhet pa ta

Gianni Buquicchio: Angazhimi i misionit ndërkombëtar është garanci për procesin, reforma s’ mund të bëhet pa ta

Kryetari i Komisionit të Venecias, Gianni Buquicchio gjatë qëndrimit në Tiranë mori pjesë në një ceremoni festive me rastin e miratimit me konsensus të paketës kushtetuese për reformën në drejtësi. Në një fjalë të shkurtër drejtuar pjesëmarrësve, ai ju adresua opozitës dhe pretendimeve të saj se përfshirja e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit në Kushtetutë cenonte sovranitetin e vendit. Bukikio tha se nuk ka asnjë cenim sovraniteti dhe Shqipëria do të jetë gjithnjë e më shumë e pavarur pas reformës në drejtësi, por shtoi se pa mbështetjen ndërkombëtare vendi nuk mund të bëjë asnjë reformë të suksesshme. “Unë dëshiroj të ndalem tek ato çfarë kam dëgjuar gjatë diskutimit politik këtu në vendin tuaj, kur opozita mendonte se përfshirja e të huajve në kushtetutën e vendit tuaj, ishte shkelje e sovranitetit. Unë gjykoj se Shqipëria është dhe do të jetë një vend sovran dhe do të mbetet më i fortë pas reformës në drejtësi. Angazhimi i misionit ndërkombëtar është garanci për procesin dhe ju duhet të dini se asnjë reformë nuk mund të bëhet pa aleatët dhe bashkëpunëtorët ndërkombëtarë”, tha kryetari i Komisionit të Venecias.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …