Vëllai i deputetes Fitore Pacolli, Blerim Pacolli, ka dalë me një sqarim publik pas denoncimit fillestar që iu bë atij nga një anëtar i LDK-së për një grant të fituar nga ministria e Bujqësisë në vlerë rreth 100 mijë euro, për të cilin ekziston edhe dokumenti. Blerim Pacolli e ka pranuar se ka fituar grant nga ministria që drejton Faton Peci dhe ka treguar se e ka regjistruar biznesin pasi është njoftuar se e ka fituar grantin, meqë thotë se kontrata duhej të nënshkruhej me person juridik dhe jo fizik. Kam aplikuar si fermer i lirë e as nuk kam llogaritur në Fitoren e as nuk e kam informuar se do të aplikoj. Unë jam i barabartë me fermerët tjerë pavarësisht se kënd e kam motër apo vëlla dhe kam pasur të drejtë të aplikoj prandaj edhe kam aplikuar. E kam fituar grantin sepse i kam plotësuar kriteret jo sepse e kam Fitoren motër. Dyshimet nuk mund t’ua hjeku unë e as nuk e kam ndërmend të tentoj ta bëjë një gjë të tillë”, ka shkruar me arrogancë. Blerim Pacolli.
Kontrolloni gjithashtu
Suedia premton mbështetje për Kosovën, në rrugën drejt anëtarësimit në NATO
Deputetja suedeze, Helena Bouveng dhe ambasadori suedez në Kosovë, Jonas Westerlund, shprehën mbështetjen e Suedisë …