Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi është cituar të ketë deklaruar se komunat e Kosovës përkundër sfidave nga niveli qendror, kanë arritur të shpenzojnë 75 për qind të mjeteve të destinuara për investime kapitale. Ai ka thënë me këtë rast se viti 2024 do të jetë një ndër vitet me sfiduese për nivelin lokal sa i përket investimeve të reja kapitale, kjo pasi Parlamenti i Kosovës nuk ka marr parasysh fare propozimet e komunave për projekte të reja kur ka votuar buxhetin për vitin 2024, që sipas tij, do të ndikonin në zhvillimin ekonomik lokal. Përkundër sfidave që janë ballafaquar komunat në vitin 2023, sa i përket shpenzimeve në investime kapitale komunat kanë rezultate të jashtëzakonshme dhe nëse i krahasojmë me investimet kapitale të shpenzuara nga niveli qendror diferenca është dyshifrore mes nivelit lokal edhe nivelit qendror. Kjo do të thotë që komunat kanë punuar mirë, gjithashtu planifikimet buxhetore i kanë hartuar me seriozitetin më të madh të mundur por edhe zbatimi i tyre përkundër sfidave që janë shkaktuar nga niveli qendror, do të thotë jo vetëm nga ministrit por edhe nga institucionet e nivelit qendror, komunat kanë arritur që të bëjnë shpenzimet të mjeteve për investime kapitale me përqindje jashtëzakonisht të mirë, ka thënë mes tjerash Sazan Ibrahimi.

Sazan Ibrahimi: Me buxhetin e planifikuar, komunat e Kosovës do të përballen me një ulje të fondeve nga buxheti shtetëror

Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi ka paralajmëruar se me buxhetin e planifikuar nga Qeveria për vitin 2025, komunat e Kosovës do të përballen me një ulje të fondeve nga buxheti shtetëror. Ai ka theksuar se ky buxhet është i pamjaftueshëm që komunat të ju ofrojnë shërbime cilësore qytetarëve të tyre. “Sipas analizave të asociacionit, komunat do të kenë më pak mjete në raport me vitin e kaluar. Me buxhetin e planifikuar për vitin 2025, komunat do të marrin 21.8% të buxhetit në total. Kurse gjatë vitin 2024, kanë përfituar rreth 22.4%.Shto këtu edhe problemin me kontratat kolektive ku komunave ju kanë marr padrejtësisht mbi 60 milionë euro” ka theksuar mes tjerash kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi.

Kontrolloni gjithashtu

PDK-ja ka kërkuar shkarkimin e ministrit, Faton Peci dhe deputetes Fitore Pacolli nga pozita e Kryetare së Komisionit Parlamentar

Anëtari i Kryesisë së PDK-së, Arben Mustafa, ka mbajtur një konferencë për medie, ku ka …