leoni

Përmbledhja me poezi, Meditime dhe Dhimbje, e Bajram Bekteshit, pasuron më tej letërsinë shqipe

Përmbledhja me poezi, Meditime dhe Dhimbje, e Bajram Bekteshit, pasuron më tej letërsinë shqipe

Ky vëllim poetik, është i mbarë-shtruar në pesë cikle të veçanta, që përmban reflektime personale dhe përvojaa jetësore të autorit, që ndërthuren me një gjuhë të pasur dhe të fuqishme. Për lexuesin, libri sjell një botë të brendshme të përjetimeve dhe meditimeve, duke u ofruar atyre një udhëtim nëpër vargje të mbushura me ndjenjë dhe kuptim. Në 115 faqet e tij, poezia e Bekteshit ngre lart tematikat e dhimbjes, reflektimit dhe kuptimit të jetës, duke krijuar një përvojë të thellë dhe mbresëlënëse për çdo lexues.

Botoi, ashtu si edhe 12 përmbledhjet paraprake, Radio Kosova e Lirë.

Poeti i mirënjohur, Bajram Bekteshi ka nxjerrë në dritë përmbledhjen e 13-të me poezi, titulluar, “ Meditime dhe Dhimbje”. Bajram Bekteshi është tashmë emër i njohur i rezistencës kombëtare, pjesëmarrës dhe epror i luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i Trupave Mbrojtëse të Kosovës, ndërsa kohë më parë është pensionuar nga Forca e Sigurisë së Kosovës. Poezia e Bajram Bekteshit është si një burim ujëvare që prore lëviz në rrjedhën e vet me vokacionin e pasur të shtrirjes së bulbërisë në kohë e hapësirë, duke qenë e lidhur ngushtë me fjalën e lirë, me vargun e lirë dhe lirinë e shprehjes, që nuk e kishte dikur, në kohën e jetës nën robëri, por që luftoi për te me bashkëmendimtarët e bashkëveprimtarët.

 Kjo është përmbledhja e 13-të e poetit, veprimtarit të lirisë, invalidit e veteranit të luftës së UÇK-së, eprorit të TMK-FSK-së, poetit që bëri bashkë pushkën e fjalën e lirisë, me qëllim për ta perceptuar më pas edhe realitetin e pas luftës në vorbullën e zhvillimeve të papërmbajtura dhe të pakontrolluara të kohës plot me sfida, pengesa, ndeshtrasha shqiptarësh, që shekuj kanë jetuar nga një robëri në tjetrën. Me rastin e daljes në dritë të kësaj përmbledhjeje poetike të Bajram Bekteshit, ndihem mirë, madje shumë mirë, sepse  ai ka arritur të bëhet emër meritor i poezisë, po aq sa është emër meritor i luftës sonë për liri, emër i shtet-ndërtimit të Kosovës, emër që kurë nuk do të harrohet, sepse krejt jeta, veprimtaria dhe krijimtaria e tij është vënë në shërbim të kombit e Atdheut, në shërbim të së mirës e kundër së keqes, në shërbim të dritës e kundër territ, në shërbim të njeriut e kundër satanait. (Ahmet Qeriqi)

Kontrolloni gjithashtu

Doli nga shtypi libri autobiografik i Ajshe Gjonbalajt: “Jeta Ime dhe disa rrëfime nëpër burgjet jugosllave”

Letërsisë shqiptare, iu shtua edhe një libër autobiografik i të burgosurës politike Ajshe Gjonbalaj, titulluar …