Në stadiumin Olimpik “Adem Jashari” prioritet do te jetë ndriçimi

Drejtori i Departamentit të Sportit në MKRS, Iber Alaj, së bashku me përfaqësues të  Federatës së Futbollit të Kosovës dhe të Federatës së Futbollit të Shqipërisë kanë qëndruar të enjten në Mitrovicë, me ç’rast u takuan me përfaqësues komunalë për të biseduar për ecurinë e projekteve që kanë të bëjnë me përgatitjen e stadiumit “Adem Jashari” për zhvillimin e ndeshjeve ndërkombëtare.

Konkretisht për investimet të cilat priten të behën në këtë stadium olimpik, ku si prioritet do te jetë ndriçim i tij.

Ndërsa nënkryetari i komunës së Mitrovicës, Safet Kamberi, i shoqëruar  nga drejtori i DKRS -së, Tafil Peci, ka falënderuar Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit për mbështetje e tyre maksimale në përmirësimin e cilësisë së infrastrukturës sportive, e cila do ti motivojë të rinjtë sportistë të cilët po ndihmojnë në konsolidimin e identitetit ndërkombëtar të shtetësisë së Kosovës.

Të dy palët u shprehën të gatshëm që bashkërisht të punojnë në mënyrë që stadiumi olimpik “Adem Jashari” sa më parë të jetë i gatshëm për zhvillimin e ndeshjeve të përfaqësueses së Kosovës me kushtet e kërkuara nga FIFA dhe UEFA.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …