Anëtari i Kryesisë së PDK-së, Arben Mustafa, ka mbajtur një konferencë për medie, ku ka kritikuar ashpër skandalet që lidhen me Ministrinë e Bujqësisë dhe deputeten e Vetëvendosjes, Fitore Pacolli. Ai tha se skandali nuk është i rastësishëm, pasi Pacolli, si Kryetare e Komisionit për Bujqësi, mbikëqyr Ministrinë e Bujqësisë, ku Ministri Faton Peci raporton. Sipas Mustafës, vëllai i Pacollit themeloi një biznes vetëm katër ditë para nënshkrimit të kontratës për një projekt, gjë që ngre dyshime për favorizim. Mustafa kërkoi hetim nga institucionet dhe shkarkimin e Pacollit, duke e akuzuar për konflikt interesi dhe përfitim të padrejtë të granteve.
Kontrolloni gjithashtu
Shumë palestinezë janë vrarë e plagosur nga sulmet e ushtrisë izraelite
Autoritetet shëndetësore palestineze kanë njoftuar se shumë palestinezë janë vrarë e plagosur nga sulmet e …