Ramush Haradinaj: Do ta mbështesim fuqishëm diasporën për t’i sjellë përvojat dhe investimet e tyre në Kosovë

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka zhvilluar takime me mërgimtarët tonë në Gjermani. Gjatë bashkëbisedimet me ta ai ka thënë se do ta mbështes fuqishëm diasporën për t’i sjellë përvojat dhe investimet e tyre në Kosovë. “Mërgata jonë është thesar i talentit dhe ndërmarrësisë. Në çdo cep të botës, bashkëkombësit tanë po dëshmojnë aftësitë e jashtëzakonshme, duke ngritur biznese të suksesshme dhe duke hapur vende pune. Këta njerëz meritojnë mbështetjen e plotë institucionale për të sjellë përvojën dhe investimet e tyre në Kosovë. Në ndërmarrjen e familjes Balaj, pashë shembullin e përkushtimit dhe punës së palodhur që ka krijuar dhjetëra vende pune për bashkëqytetarët tanë. Kjo është dëshmia e qartë se si vullneti dhe përkushtimi shndërrohen në sukses të prekshëm”, ka thënë mes tjerash, lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Gazmend Hoxha: Të dyshuarit për vrasjen e rreshterit Lika kanë të kaluar kriminale dhe lidhje me ekstremizëm

Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka zbuluar detaje të reja rreth hetimeve për …