Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka njoftuar se së bashku me partnerë të koalicionit, kanë mbajtur një takim në Augsburg të Gjermanisë. Ai ka shkruar se ky koalicion po mirëpritet dhe po merr mbështetje gjithnjë e më të madhe nga mërgimtarët tonë që jetojnë e veprojnë në perëndim. “Së bashku me partnerët e koalicionit, u mirëpritëm nga qindra bashkëatdhetarë në Augsburg, ku u konfirmua edhe njëherë mbështetja e parezervë për koalicionin tonë. Ne e përsëritëm mesazhin se integrimi në NATO është prioriteti ynë në konsolidimin e shtetësisë tonë, ndërsa zhvillimi ekonomik, përmes bashkëpunimit me bizneset tona të fuqishme në Diasporë, do të jetë një nga fokuset tona. Ne u zotuam se do të vazhdojmë angazhimin tonë të përbashkët, derisa mbështetja e marrë nga mërgimtarët tanë është një forcë shtytëse për realizimin e programit tonë për Kosovën euroatlantike”, ka shkruar kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj.
Kontrolloni gjithashtu
Shumë palestinezë janë vrarë e plagosur nga sulmet e ushtrisë izraelite
Autoritetet shëndetësore palestineze kanë njoftuar se shumë palestinezë janë vrarë e plagosur nga sulmet e …