Përveç pakësimit struktura e popullsisë në Shqipëri  është plakur dhe moshat e vjetra dominojnë

Përveç pakësimit struktura e popullsisë është plakur dhe moshat e vjetra dominojnë. Të dhënat e Censit 2023 tregojnë se mosha mesatare e popullsisë arriti 42.5 vite duke u rritur me 7 vite nga vitit 2011, ku ky tregues ishte 35.5 vjet.  Faktorët ndikues të lindjeve, vdekjeve dhe migracionit ndërkombëtar dhe të brendshëm sollën ndryshimin e strukturës së popullsisë, në Cens  2023. Piramida e popullsisë bazuar në Censin e 2023, vjen e ngushtuar shumë poshtë për shkak të rënies së lindjeve dhe po zgjerohet ne mes dhe lart nga rritja e popullsisë në moshë të vjetër. Të dhënat e Cens 2023 tregojnë se një në pesë individë (19,7%) janë 65 vjeç e lart, krahasuar me një në nëntë individë (11,3%) në Censin e vitit 2011 dhe 7,5% në Censin e 2001. Tranzicioni drejt një popullsie më të vjetër vihet re edhe në raportet e varësisë. Raporti i varësisë së të rinjve pësoi rënie në 24,0% nga 30,4% vlerësuar në Censin e 2011, dhe raporti i varësisë së të moshuarve  pësoi rritje në 30,4% nga 16,7% në 2011.

Kontrolloni gjithashtu

Pleurat Sejdiu: Për katër pesë vjet rreth mbi 550 ekipe mjekësore janë larguar prej Kosovës

Pleurat Sejdiu: Kosova ende pa një sistem shëndetësor funksional për shkak të moszbatimit të ligjeve

Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu, ka shprehur shqetësimin për mungesën e …