Tridhjetë vjet më parë, ishte vendosur emërtimi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Kjo erdhi si pasojë e gjendjes së rënduar në Kosovën e asaj kohe kur shqiptarët maltretoheshin nga regjimi i Sllobodan Millosheviq. Zyra e Kryeministrit dhe Zyra e Presidencës nuk janë deklaruar mbi arsyen e mos shënimit të kësaj date historike me ndonjë aktivitet publik. E për këtë janë kritikuar nga themelues të UÇK-së e ish-i burgosuri politik, Nait Hasani, i cili kritikoi Qeverinë dhe Presidencën e Kosovës, duke thënë se kjo ka ndodhur nga neglizhenca dhe inati politik mes partive, që sipas tij, mos të jetë dita e themelimit të UÇK-së. Ajo ka krijuar vlera me luftën dhe gjakun e dëshmorëve të rënë në beteja anë e kënd Kosovës e tokave shqiptare për liri”, ka thënë Hasani në një përgjigje me shkrim. Megjithatë, shënimi i këtij përvjetori u manifestua te dielën nga organizatat e dala nga lufta – përmes një akademie solemne.
Kontrolloni gjithashtu
Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025
Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …