PDK-ja kërkon nga  institucionet të fillojnë  hetim kundër ministrit të Bujqësisë, Faton Peci, si dhe shkarkim të Fitore Pacollit

Partia Demokratike e Kosovës ka kërkuar që institucionet e drejtësisë të fill0jnë  hetim ndaj ministrit të Bujqësisë, Faton Peci, si dhe shkarkim të Fitore Pacollit nga pozita e kryetares së komisionit parlamentar për bujqësi, pasi vëllau i kësaj të fundit ka përfituar grant me vlerë rreth 100 mijë euro. Drejtues të PDK-së, kanë deklaruar se ky skandal dhe keqpërdorim i parë publike tregon qasjen e kësaj qeverie. Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Arben Mustafa, në një konferencë për media tha se zyrtarët e qeverisë dhe mazhorancës po keqpërdorin institucionet për të përfituar ata dhe familjarët e tyre nga taksat e qytetarëve. Sipas tij, pas zbulimit të këtij skandali, ministri Peci do të duhej të raportonte në komisionin për bujqësi, ngase ka akomoduar interesat e ngushta financiare të familjarëve të vet kryetares së komisionit për bujqësi, gjë që kjo e fundit nuk e gëzon kredibilitetin për ta ftuar në raportim ministrin e bujqësisë.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi i Kosovës shënon virtualisht Ditën e Demokracisë

Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025

Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …