Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka kritikuar Qeverinë Kurti për mungesën e njohjeve të reja ndërkombëtare dhe për dështimin në anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare. Haziri vuri në dukje se njohja e fundit për Kosovën erdhi gjatë mandatit të kryeministrit Avdullah Hoti, pas takimit të tij me ish-presidentin amerikan Donald Trump, ku njohja nga Izraeli u vlerësua si një arritje e rëndësishme për vendin. Sipas Hazirit, Qeveria aktuale ka dështuar në avancimin e politikës së jashtme, duke lejuar Serbinë të ndërmarrë një ofensive diplomatike për të tërhequr njohjet për Kosovën. Ai theksoi se dobësitë në politikën e jashtme të Kosovës e kanë lejuar Serbinë të projektojë këtë situatë si sukses të saj. Sfidat që Kosova përballet në përpjekjet për t’u anëtarësuar në Këshillin e Evropës dhe rrezikun e suspendimit nga mekanizma të tjerë rajonalë, si CEFTA.
Kontrolloni gjithashtu
Ganimete Musliu; Nuk do të lejojmë që ta shkatërrojnë shtetin, ata që nuk bënë asgjë për ndërtimin e tij
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka shkruar se nuk do të lejojnë që ta shkatërrojnë shtetin …