Përkundër marrëveshjes së nënshkruar dy vjet më parë mes Kosovës dhe Serbisë për zgjidhjen e çështjes së personave të zhdukur, procesi mbetet i bllokuar, pa ndonjë hap konkret për zbatimin e tij. Andin Hoti, kryetar i Komisionit Qeveritar për Persona të Pagjetur në Kosovë, shpreh zhgënjimin e tij për mungesën e përparimit dhe përpjekjet e Serbisë për të ndryshuar deklaratën për personat e zhdukur duke kërkuar që të përfshihet edhe UNMIK-u, një institucion që Kosova e konsideron si të panevojshëm në proces. Deklarata për personat e zhdukur, e miratuar më 2 maj dy vite më parë, kishte për qëllim krijimin e një Komisioni të Përbashkët të udhëhequr nga Bashkimi Evropian dhe vëzhguar nga Kryqi i Kuq Ndërkombëtar. Serbia nuk ka zbatuar marrëveshjen dhe është duke zvarritur procesin, theksoi Hoti, duke shtuar se presioni ndaj Bashkimit Evropian nuk ka dhënë ndonjë rezultat të dukshëm. Ai nënvizoi edhe mungesën e ndonjë ndërhyrjeje efektive nga BE-ja për të imponuar respektimin e marrëveshjes nga Serbia.
Kontrolloni gjithashtu
Ganimete Musliu; Nuk do të lejojmë që ta shkatërrojnë shtetin, ata që nuk bënë asgjë për ndërtimin e tij
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka shkruar se nuk do të lejojnë që ta shkatërrojnë shtetin …