Ariana Musliu-Shoshi: Albin Kurtin historia do ta konsiderojë si përçarës të kombit shqiptar

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka kritikuar kryeministrin, Albin Kurti, se ai do të mbahet mend nga historia si një figurë që përçau kombin shqiptar. Ajo ka theksuar se Kurti, në vend që të jetë një urë lidhëse mes shqiptarëve në rajon, po ndjek një politikë që,  forcon ndasitë dhe krijon konflikte të panevojshme. Një lider që vërtet mbron interesat kombëtare duhet të shmangë retorikat që dëmtojnë arritjet e shqiptarëve në rajon. Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi nënvizoi se Kurti po ndjek një linjë që i largon shqiptarët nga njëri-tjetri, duke rrezikuar unitetin dhe duke lënë pasoja në marrëdhëniet ndër-shqiptare.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi i Kosovës shënon virtualisht Ditën e Demokracisë

Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025

Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …