Njoftim nga Drejtoria për Urbanizëm, Planfikim dhe Mbrojtje të Mjedisit e Komunës së Vitisë

Vendosja e dy numrave nëpër disa shtëpi në Komunën e Vitisë ka ndodhur si rezultat i hartëzimit të adresave dhe nuk ka të bëjë me ndonjë arsye tatimore apo të tjera financiare, thuhet në njoftimin e Drejtorisë për Urbanizëm, Planfikim dhe Mbrojtje të Mjedisit e Komunës së Vitisë. Për qytetarët është e rëndësishme që të informohen qartë për këtë çështje dhe se përveç si adresë vendosja e numrave nuk ka ndonjë rolë tjetër veç atyre të dhëna në fillim të projektit për vendosjen e numrave nëpër Komunën e Vitisë.

Pas përfundimit të projektit, një komision do dal në terren dhe do i heq numrat e dyfishtë, gjithashtu qytetarët mund ti dorëzojnë në Drejtorin e Urbanizmit, Planfikimit dhe Mbrojtjes së Mjedisit, përfundon komunikata e Drejtorisë për Urbanizëm, Planfikim dhe Mbrojtje të Mjedisit e Komunës së Vitisë.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …