Drejtori për Ekonomi dhe Zhvillim në Komunën e Deçanit, Isuf Demhasaj priti në takim përfaqësuesit e Organizatës Turistike të Ulqinit, në krye me Arbër Haxhibrahimi, Koordinator për Evente dhe Manifestime, si dhe pjesën e stafit të tij.
Gjatë këtij takimi u diskutua për mundësitë e bashkëpunimit në të ardhmen, si dhe u ndanë përvoja të vlefshme midis dy komunave të binjakëzuara, për të forcuar lidhjet ndërmjet tyre dhe për të ndihmuar në zhvillimin e përbashkët.
Vlenë të cektët se Organizata Turistike e Ulqinit dhuroi një sasi të madhe mandarinesh për fëmijët nga familjet në nevojë, si pjesë e kontributit të vazhdueshëm në kuadër të binjakëzimit të dy komunave.