Senatori amerikan Richard Blumenthal i ka bërë thirrje Sekretarit të Shtetit Antony Blinken që të mbajë një fokus të veçantë mbi Kosovën gjatë periudhës së tranzicionit të pushtetit. Në letrën e tij, Blumenthal ka përmendur rrezikun që Serbia i ka paraqitur Kosovës ndër vite, duke përfshirë sulmin në Banjskë në shtator të vitit 2023. Ai ka kërkuar që Amerika të përdorë të gjitha mjetet në dispozicion për të siguruar se Serbia të mos jetë në gjendje të kërcënojë sovranitetin e Kosovës. Blumenthal ka bërë thirrje që Amerika të vazhdojë të përkrahë fuqishëm procesin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, si dhe të mbështesë përpjekjet për anëtarësimin e Kosovës në Kombet e Bashkuara.
Kontrolloni gjithashtu
Ganimete Musliu; Nuk do të lejojmë që ta shkatërrojnë shtetin, ata që nuk bënë asgjë për ndërtimin e tij
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka shkruar se nuk do të lejojnë që ta shkatërrojnë shtetin …