LDK ka dorëzuar kallëzim penal kundër ministrit të Bujqësisë, Faton Peci dhe deputetes së Vetëvendosjes, Fitore Pacolli. Ky hap u ndërmor pas raportimeve se familjarët e deputetes Fitore Pacolli kanë përfituar grante në sektorin e bujqësisë, që sipas LDK-së, kjo është bërë bazuar në lidhjet familjare. LDK ka kërkuar dorëheqjen e ministrit të Bujqësisë pasi sipas tyre është keqpërdorur paraja publike. Zyrtarë të LDK-së, ditë më parë, akuzuan këta zyrtarë duke thënë se kanë ndikuar që vëllai i deputetes të fitojë grant në vlerë rreth 100 mijë euro. Akuzat i mohoi Blerim Pacolli, vëllai i deputetes, duke thënë se i ka plotësuar të gjitha kriteret për ta fituar grantin. Ndaj akuzave reagoi edhe deputetja Pacolli e cila është edhe kryetare e Komisionit parlamentar për Bujqësi, duke thënë se do të bëjë padi ndaj mediave që e kanë publikuar lajmin për grantin. Edhe Partia Demokratike e Kosovës kërkoi nisjen e hetimeve ndaj ministrit të Bujqësisë dhe shkarkimin e zonjës Pacollit nga pozita e kryetares së komisionit parlamentar.
Kontrolloni gjithashtu
Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025
Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …