Fondacioni, Friedrich Ebert për rininë në Kosovë, publikoi të dhëna me interes për gjendjen sociale në vendin tonë, në raport thuhet se të rinjtë në Kosovë konsiderojnë që papunësia, korrupsioni dhe emigrimi do të jenë sfidë për Kosovën në dhjetë vitet e ardhshme. Sipas studimi të FondacionitFriedrich Ebert për rininë në Kosovë, doli në pah se të rinjtë kosovarë i besojnë FSK-së (81 për qind), Policisë së Kosovës (74 për qind) dhe bashkësive fetare (72 për qind) më së shumti prej institucioneve vendore. Ndërkaq, besimi në qeverinë është (30 për qind), parlamentin (17 për qind) dhe partitë politike (9 për qind). Pjesë e prezantimit të këtij studimi ishte kryeministri Albin Kurti, i cili tha se është shqetësuese që të rinjtë janë më pak të interesuar dhe informuar për politikën. Kurti tha se në bazë të raportit del se të rinjtë në Kosovë më shumë favorizojnë politikat e majta.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, dhe Aleksandër Vuçiç, do të zhvillojnë takime të ndara me shefen e re të diplomacisë së BE-së, Kaja Kallas
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, do të zhvillojnë takime …